E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona dhe BE ne recesion

Parashikimet e fundit të KE mbi ekonominë e BE dhe Eurozonës konfirmojnë një rënie të mëtejshme të ekonomisë deri në fund të këtij viti. Sipas statistikave të KE si BE ashtu edhe Eurozona do ta mbyllin 2012-ën në recesion me një rënie të PBB respektivisht me 0,3% dhe 0,4% kundrejt vitit të kaluar. Sipas brukselit pas një rrudhje të regjistruar të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, nuk do të ketë një rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik më parë se fundi i këtij viti. Gjithsesi për vitin 2013, KE parashikon një rimëkëmbje shumë modeste, e cila do të cojë në një rritje të PBB me 0,5% në vendet e monedhës euro dhe 0,4% në BE, e udhëhequr kryesisht nga eksportet. Kërkesa e brendshme njofton Komisioni do të mbetet e dobët edhe gjatë vitit të ardhshëm e penguar kryesisht nga masat e reduktimit të borxhit publik në disa vende anëtare të Eurozonës. Të dhënat e Brukselit vlerësojnë se vetëm, në vitin 2014 do të ketë një konsolidim të rimëkëmbjes me një rritje të PBB në 1,4% në Eurozonë dhe me 1,6% në BE. Sipas Komisionit, Greqia do të ketë një rritje më të fortë ekonomike sesa pritjet e Athinës. Komisioni thotë se Greqia, e cila varet nga paketat ndërkombëtare të ndihmës, më në fund do të dalë nga recesioni shtatë vjeçar në vitin 2014.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›