Lideret boterore urojne Presidentin Barack Obama
Personalitete të shumtë botërorë kanë uruar presidentin e rizgjedhur të SHBA-ve, Barack Obama. Menjëherë pas konfirmimit të lajmit për një fitore të dytë të Obamës kanë nisur mesazhet e urimit për presidentin.Pjesë e këtyre urimeve kanë qenë dhe mesazhet e ardhura nga krerët e lartë të shtetit shqiptar.
Nishani: Zgjedhjet leksion për demokracinë Presidenti, Bujar Nishani ka vlerësuar maksimalisht si zhvillimin e zgjedhjeve në SHBA, ashtu dhe rizgjedhjen e Obamës. Sipas tij, zgjedhjet në SHBA janë një leksion demokracie për të gjithë shtetet e botës dhe padyshim edhe për Shqipërinë, e cila pret që të ketë zgjedhjet vitin tjetër. “Mesazhi më i madh është ajo që dhanë dy kandidatët të cilët e ngritën fushatën e tyre mbi bazën e projekteve dhe platformave dhe i konsiderojnë ato në interes të popullit amerikan. Ky është mesazhi më mirë që vjen për Shqipërinë”, vuri në dukje Nishani. Njëkohësisht, Presidenti Nishani vlerësoi dhe traditën e urimit nga ana e atij që ka humbur garën për kandidatin fitues. “Filozofia e garës së demokracisë ka për qëllim implementin e projekteve në interes të zhvillimit të vendit dhe politikave” deklaroi kreu i shtetit. Ja mesazhi i plotë i Presidentit Nishani
“I nderuar Zoti President, Rizgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve, familjes suaj, si edhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta dhe miqësore, për sa më shumë sukses dhe mbarësi! Kam bindjen e thellë se vazhdimi i mandatit tuaj si President i vendit më demokratik në botë, është një kurorëzim i përpjekjeve tuaja në dobi të popullit amerikan dhe të paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Jam i sigurt se kjo rizgjedhje do të influencojë mjaft pozitivisht edhe në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Me këtë rast, dëshiroj të shpreh besimin tim se miqësia historike, partneriteti dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej, në interes të begatisë së dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të Shtetit Shqiptar për konsolidimin e demokracisë, lirisë, zhvillimit dhe shtetit ligjor. Gjej mundësinë, i nderuar Zoti President, të theksoj mirënjohjen më të thellë personale dhe të gjithë kombit shqiptar, për mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i madh i ka dhënë vendit tim në përpjekjet për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike, si për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe për të marrë përsipër angazhimet në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke ju shprehur edhe një herë urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President, si dhe suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.
Berisha: Rizgjedhja e Obamës, plotësisht e merituar
Një rizgjedhje plotësisht e merituar. Kështu e ka cilësuar rizgjedhjen si Presisident i SHBA-së, Barack Obama, Kryeministri Berisha. Në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha vlerësoi rolin e Obamës në këto katër vite jo vetëm për SHBA por dhe për mbarë botën.
Barack Obama udhëhoqi SHBA dhe botën në kohën më të vështrirë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në udhëheqjen e tij SHBA përballuan me sukses krizën më të thellë në historinë pas viteve 30 të shekullit të kaluar dhe u shndërua faktor udhëheqës së shpresës”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, në këtë meritë, kreu i qeverisë përfshiu dhe kontributin e SHBA nën drejtimin e Obamës për vendosjen dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në botë.
“Iraku është sot një vend tjetër nga ai që ishte katër vite më parë, po kshtu Afganistani ka një perspektivë të qartë, Pranvera Arabe është një sukses i ShBA në promovimin e paqes demokracisë dhe stabilitetit. Bota është më e sigurtë pa krye terroristin Bin Laden. Katër vitet e parë të Obamës kanë qenë vitet e dialogut me intensiv ndërkombëtar, dialog që i ka shërbyer trajtimit të problemeve më madhore në favor të interesave të qytetarëve”, deklaroi Kryeministri.
Në këtë takim, Berisha shfrytëzoi rastin t’i përcjellë Presidentit Obama urimet dhe vendosmërinë e qeverisë për bashkëpunim me aleatin dhe mikun më të madh, strategjik të shqiptarëve, të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që ky vend mik dhe Obama i kanë dhënë Shqipërisë.
“I garantoj se do përpiqemi që me modesti të japin kontributin tonë përkrah vendit të madh amerikan”, shtoi Berisha.
Urimet e politikanëve shqiptarë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se fitorja e Presidentit Obama është fitorja e platformës që mbron shtresën e mesme e të varfër dhe sipas tij, rezultati i zgjedhjeve dëshmon humbjen e idesë se të pasurit duhet të paguajnë më pak taksa. Përmes një reagimi në rrjetin social “tuitter”, Rama nënvizon se “humbja e rivalit të Presidentit Obama është humbja e idesë se të pasurit duhet të paguajnë më pak taksa dhe shteti të ofrojë më pak shërbime!”.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për rizgjedhjen e tij. Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se mesazhet e dhëna gjatë orëve të para të mëngjesit nga zgjedhjet amerikane duhet të jenë leksione për aktorët politikë në Shqipëri. “PDIU shpreson që shumë shpejtë, prej zgjedhjeve të vitit 2013, aktorët politikë në vendin tonë të kenë kurajën dhe pjekurinë politike që të sillen si garuesit në zgjedhjet amerikane, ku fituesi vlerëson atë që humbi dhe e përgëzon për garën pa e quajtur humbës dhe ai që humbet përgëzon fituesin duke i ofruar bashkëpunim në emër të kombit” thuhet në deklaratën e PDIU-së. Sipas saj patriotizmi që u tregua në deklaratën e presidentit Barack Obama duhet të jetë në qendër të veprimtarisë politike edhe në Shqipëri. “Është pikërisht patriotizmi ai i cili prodhon sistemin demokratik dhe ngre lartë vlerat e përbashkëta të lirisë e së drejtës. PDIU, si një parti me vektor patriotik, i bën thirrje të gjithë klasës politike në vend të veprojë në emër të interesave të kombit, një mesazh ky i dhënë sot nga presidenti Obama. Zgjedhjet e lira dhe demokratike, por mbi të gjitha sjellja dhe bashkëpunimi i forcave politike janë jetike për interesat kombëtare shqiptare” thuhet më tej në deklaratë. Gjithaashtu PDIU-ja ka ripërsëritur thirrjen për mbledhjen e tyrezës së partive politike për tejkalimin e ndasive në emër të kombit dhe atdheut, duke u frymëzuar nga mesazhet e vazhdueshme që vijnë nga aleati ynë i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Liderët e Kosovës kanë uruar Barack Obaman me rastin e rizgjedhjes së tij për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në telegramin e urimit të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, thuhet se zgjedhjet presidenciale në SHBA janë frymëzim për të gjithë ata që punojnë për krijimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në telegramin urimit për presidentin Obama ka theksuar se rizgjedhja e tij për katër vitet e ardhshme, është mundësi e re e konsolidimit të politikave për ekonominë dhe prosperitetin e shoqërisë amerikane dhe thellimin e paqes në botë. “Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen dhe ndihmën që kanë dhënë si në të kaluarën, në ditët e sotme, ashtu edhe në të ardhmen”, thuhet në telegramin urimit të kryeministrit Thaçi.
Urimet e liderëve botërorë Kryeministri britanik, David Cameron ka qenë ndër udhëheqësit e parë ndërkombëtarë që ka mirëpritur rizgjedhjen e Presidentit amerikan Barack Obama për një mandat të dytë katërvjeçar. Ai e përshkroi Obamën në “Tuitter”, si një “mik” dhe tha se ai mezi pret që të “vazhdojnë të punojnë së bashku”.
Në Bruksel, Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, tha nëpërmjet 'Tëitter' se ai është “shumë i lumtur” për rizgjedhjen e Obamës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur “urime të ngrohta”, duke përgëzuar atë që ai e quajti “udhëheqje të shquar” të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euroatlantike.
Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë. Ligjvënësit thonë se shpresojnë që udhëheqësi amerikan do të vazhdojë “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka mirëpritur rizgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA-së duke e cilësuar si një “hap shumë pozitiv”. “Shpresojmë se bashkëpunimi biletaral si dhe puna në rrafshin ndërkombëtar do të vazhdojë dhe do t’i kontribuojë paqes”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Kryeministri Dmitry Medvedev e ka lavdëruar Obamën si një partner “të kuptueshëm dhe të besueshëm”. Presidenti izraelit Shimon Peres uroi presidentin Obama për rizgjedhjen duke thënë se Obama do të mbaje premtimet për të kontrolluar programin bërthamor te Iranit. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar presidentin, duke nënvizuar bashkepunimin SHBA-Gjermani. Ajo ka ftuar Obamën për një vizitë në Gjermani. “Me Obamën, një Amerikë e hapur dhe solide”, me këtë mënyrë e ka vlerësuar presidenti francez, Fransua Haollande, Obamën, duke iu përcjellë atij urimet më të mira.