E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona dhe paketa e ndihmave të Eurogrupit

21-02-2012 / Nga Ilirian Dahri

Në horizont duket se gjithçka do të shkojë mirë. Edhe perspektiva duket pozitive si nga ana e Eurogrupit për rastin e Greqisë, por edhe ajo lloj hapje e Bankës qendrore të Kinës kundrejt politikave stimuluese monetare. Duket se kjo i ka dhënë forcë Europës. Në Bruksel ndërkaq ministrat e Financave po përpiqen për atë që mund të quhet si një shpëtim i dytë për Greqinë. Sipas Financial Times shpëtimi i Greqisë nuk mund të realizohet  më me 130 miliardë euro, por do të nevojiteshin rreth 136 miliardë euro. Një çështje kjo e shpëtimit të shtetit fqinj të Greqisë për të cilën kanë qenë të interesuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që madje kanë dhënë edhe një shtysë të fuqishme për këtë problem europian. Sipas një komunikate të sekretarit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Timoti Geithner  jepet mbështetja e SHBA për planin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Madje edhe dy shtete si Kina dhe Japonia kanë paraqitur angazhimin e tyre për çdo kërkesë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili po kërkon të dyfishojë burimet aktuale me qëllim që të ndihmojë shtetet europiane në krizë. Vetë shteti grek ka vendosur ndërkaq të bëjë shkurtime që arrijnë në 125 miliardë euro dhe kjo ndoshta do të lehtësonte pak punët e vetë Athinës. Flitet se për këtë problem vetë kancelarja gjermane nuk është shumë dakord me ministrin e Financave Shauble sepse sipas këtij të fundit plani i shpëtimit nuk mund të reduktojë raportin mes borxhit dhe Gdp greke në 120%. Sidoqoftë këto lajme kanë shtuar optimizmin por edhe kërkesën për monedhën euro në tregjet aziatike. Sidoqoftë gjithçka që ka të bëjë me Greqinë mund të zgjidhet  në mbledhjen e eurogrupit ku si temë kryesore do të jetë shpëtimi i Greqisë. A do të jepet paketa e dytë e ndihmës për Greqinë? Ndoshta për të patur kontakte me krerët e Europës, kryeministri grek Lukas Papadhimos, ka mbërritur në kryeqytetin belg për të kryer disa takime paraprake. Flitet se të dy (bashkë me Ministrin e Financave E. Venizelos mund të marrin pjesë në Eurogrup. Sidoqoftë të gjithë krerët më të lartë të shteteve të Bashkimit Europian (të 17 shteteve të zonës euro) kërkojnë që të mbyllin  çështjen e Greqisë por edhe për të gjithë Eurozonën,  për 130 miliardë euro. Problemet janë të shumta, duke nisur pikërisht nga 130 miliardë eurot që  ndoshta nuk do të ishin të mjaftueshme. Flitet se mund të arrijë aty tek 135-136 miliardë euro. Në të njëjtën kohë teknikët duhet  të shikojnë edhe mënyrën për ruajtjen e një fondi të bllokuar të kërkuar me ngulm nga Gjermania dhe Franca dhe duket se qeveria greke është dakord për këtë. “Kam besim se do të aprovohet paketa e ndihmës për Greqinë, por gjithsesi me kushte” - është shprehur ministria e Financave të Austrisë, Maria Fekter pasi është pyetur nëse Greqia do të vazhdonte të ishte në Eurozonë duke shtuar se: «Ndoshta gjërat do të shkojnë kështu për mirë. Nuk mendoj se ka një shumicë që do diçka të ndryshme, sepse do të ishte shumë e vështirë dhe do të kushtonte shumë, shumë para». Por mes optimizmit për shpëtimin e Greqisë vetë kryeministri grek ka dashur të jetë pak më i matur për këtë problem. Në fakt jo më larg se dje Ministri gjerman i Ekonomisë i ka vlerësuar si “jo të mjaftueshme” reformat e Greqisë, të paktën sipas agjensisë Bloomberg që citon një dokument të ministrisë ku thuhet se: “Implementimi nga ana e Greqisë është i pamjaftueshëm”. Ndërsa gazeta “Welt am Sonntag” ka nënvizuar se ministrat e Financave të Bashkimit Europian kërkojnë të reduktojnë poshtë 4% taksat për huanë greke. Vetë trojka javën e kaluar (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) kanë qenë të përqendruar në dy çështje të cilat i kanë konsideruar ende të hapura. Nga viti 2012 deri në vitin 2020 duhet të ketë një rënie të borxhit nga 160% në 129%, pra duke mos arritur në objektivin e përcaktuar që ishte 120%. Në plan të dytë sipas  ekspertëve të Bankës Qëndrore Europiane të Komisionit dhe atyre të Fmn kanë  një mangësi prej 6 deri në 15 miliardë eurosh përkundrejt një pakete ndihmash që arrinte në 130 miliardë euro deri në vitin 2015. Si do të mbulohet kjo humnnerë kur vende si Hollanda kanë bllokuar idenë për reduktimin e taksës së interesit për kredinë që do t’i jepet Greqisë?. Por jo vetëm Holllanda por edhe Luksemburgu kanë dashur të rishikojnë  marrëveshjen me qeverinë greke dhe bankave private për ristrukturimin  e borxhit por kjo e fundit është kritikuar prej dy shteteve të Bashkimit Europian si Franca dhe Italia.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›