E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona drejt dimrit te acarte

Kompania e auditimit “Ernst & Young” parashikon se vendet e eurozonës do të kalojnë një dimër të acartë, ndërsa papunësia deri në 2015 do të bjerë me 10%. Kompania ndërkohë parashikon që rritja ekonomike në eurozonë do të përmirësohet nga 1.5% në 2% në 2013.
Eurozona do të kalojë një dimër të acartë thotë kompania e auditimin “Ernst & Young”, ndërkohë që një recesion i lagësht do ta prekë atë në gjysmën e parë te vitit të ardhshme, duke bërë që rritja ekonomike të jetë 0.1% gjatë gjithë 2012.
Ernst & Young gjithashtu thotë së papunësia në eurozonë do të bjerë me 10% deri në 2015. “Reformat mbi të cilat u ra dakord në samitin e 9 dhjetorit ishin një hap përpara në drejtimin e duhur dhe përgjigjia duket se ka qenë pjesërisht pozitive”, ka komentuar “Ernst & Young”. Por investitorët thonë se kompanitë janë të shqetësuara rreth angazhimit dhe aftësisë së qeverive të eurozonës për implementimin e reformave. Kompania e auditimit parashikon që rritja ekonomike në eurozonë do të ndryshojë nga 1.5% në 2% në 2013.
Ndërkohë Greqia, vendi me borxhe më të larta në Europë, në bazë të kursit që ka ndjekur do të çojë vendin në recesionin më të thellë të arritur ndonjëherë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›