E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE jo rritjes se energjise per tre vitet e ardhshme

Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot të ndryshojë çmimin e energjisë elektriket për vitet 2012-2014. Kështu, gjatë mbledhjes së sotme ky bord drejtues vendosi që të mos ndryshojë çminin e energjisë për asnjë kategoritë, përgjatë tre viteve të ardhshme.
Në këtë mënyrë, ERE vendos që familjarët të paguanjnë 7.7 lek/kW deri në 300 kW dhe 13.5 lek/kW për mbi 300 kW. Ndërsa 10.5 lekë për kW do të jetë çmimi për industrinë.
Kërkesa për rritjen e energjisë është bërë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja ndërsa ERE ka theksuar se parësore mbetet interesi i konsumatorit.
Në takimin që u zhvilluar më datën 30 nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.
Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndareje me rreth 4.6 lekë për kë/orë ose me 0 lekë nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.
Ndërsa Operatori i Sistemit të Trasmetim kërkoi gjithashtu një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë më justifikimin se do të investohet në rrjet.
Ndërkohë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›