E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit Policia e Shtetit me masa konkrete

Policia e shtetit prej ditës së sotmen kalon në shërbime të përforcuara për ruatjen e rendit dhe sigurisë për festat e fundvitit.
Krahas efektivëve të drejtorive të policisë në qarqe në planin e masave të veçanta përfshihen edhe forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.
Në akset nacionale por edhe rrugët pranë zonave tregtare do të ketë shërbime të policisë rrugore të ndihmuar edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë, ndërsa oficerët e policisë kriminale kanë marrë detyra konkrete për mbajtjen në kontroll të elementëve kriminale me tendencë për kryerjen e vjedhjeve apo llojeve të tjera të kriminalitetit.
Oficerët e policisë kriminale janë ngarkuar me detyra konkrete për informacionin operativ për përplasje të mundshme mes grupeve apo elementëve kriminal të cilët mund të kenë patur konflikte apo hasmërira gjatë aktivitetit të tyre në vendet e tjera, për të evituar përplasjet e përgjakshme gjatë qëndrimit për festat në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›