Eurozona miraton borxhin 110 miliardë eurosh
Ministrat e financave të Eurozonës ranë dakord për 110 miliardë euro ndihmë për Greqinë që mori përsipër të ulë deficitin nga 13.6% në 3% deri në vitin 2014. Ndihma do të jepet për tre vite dhe në këtë periudhë Greqia do të aplikojë masa të rrepta financiare që
do ta ulin deficitin me 10% përgjatë kësaj periudhe. Tashmë marrëveshja e arritur në ditën e diele duhet të miratohet nga parlamentet e eurozonës. Kryeministri i Luksemburgut njëkohësisht kryetar i eurogrupit Jean Claude Juncker, tha se Eurozona do të kontribuojë me 80 miliardë euro në vit. Ai theksoi se vendimi është marrë në bazë të besimit të plotë se Athina do të zbatojë masat e rrepta financiare që më së shumti prekin sektorin publik. Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se në këtë javë do të miratojë pjesën e vet prej 30 miliardë euro.
Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 20:31