Proteston Industria e Duhanit

Dhjetëra punëtorë të Industrisë së Duhanit të Gjilanit protestuan sot, për rreth një orë, para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me kërkesën për kthimi në vendet e tyre të punës.
Përfaqësuesit e AKP-së kanë premtuar se kërkesat do t’i shqyrtojnë në mbledhjen e bordit, që do të mbahet më 28 maj.
Xhelal Mustafa, përfaqësues i sindikatës së punëtorëve të Industrisë së Duhanit në Gjilan, tha se në takimin që kanë pasur me përfaqësues të AK-së kanë shprehur pakënaqësinë për zvarritjen e çështjes së Industrisë së Duhanit, e cila është privatizuar me spin-off special.
“Gjatë kësaj bisede biseduam dhe iu dhamë dokumentacion shtesë çka patëm, ndërsa nga përfaqësuesit kosovarë të privatizimit morëm fjalë që do t’i prezantojnë në mbledhjen e bordit më 28 maj edhe pse afati 90 ditësh që iu ka dhënë për spin-off special këtyre ndërmarrjeve skadon më 31 maj. Është e mundur, nëse dëshiron bordi, jo vetëm për Industrinë e Duhanit në Gjilan, por edhe për organizatat tjetra me spin-off special që t’i shqyrtojnë...Kështu që mbesim me shpresë që gjatë muajit qershorit do të merret një vendim i prerë për Industrinë e Duhanit të Gjilanit”, ka thënë Mustafa, raporton KosovaPress.
Sheribane Mustafa, ish-punëtore, ka përkujtuar se janë larguar nga puna në vitin 2006, me çka është bërë shkelje të drejtës së punës, andaj kërkesa e tyre imediate është kthimi në vendet e tyre të punës, për çka kanë protestuar edhe më herët, ndërsa tash kanë vendosur të protestojnë edhe para AKP-së.
Gjashtëdhjetë punëtorët e Industrisë së Duhanit në Gjilan janë larguar nga puna në vitin 2006.