E Diel, 1 Nëntor 2026

Najada Elmazi dhe Guri Koço, dy regjisorët pushtojnë sonte skenën me komedinë e zezë

Jashtë bie borë dhe Varësja e rrobave, nga data 20-30 maj, premierë në Teatrin e Metropolit

Jashtë bie borë dhe Varësja e rrobave do të jenë dy vepra premierë në dy sallat e reja të Teatri të Metropolit. Salla Bodrum dhe Çehov do të presin këto dy premiera teatrore nga data 20-30 maj, duke sjellë vepra me vlera dhe argëtuese për publikun. Aktorë

dhe regjisorë në breza të ndryshëm do të pushtojnë për 10 ditë skenën teatrore. Ky alternim brezash sjell një atmosferë të veçantë tek publiku, i cili tashmë e konsideron këtë teatër një prej institucioneve ku ata mund të gjejnë argëtim, por dhe vlera të mëdha artistike. Për regjisoren e re Najada Elmazi, vepra vjen ndryshe nga sa ajo është vënë më parë në skenën teatrore shqiptare. E veçanta e kësaj vepre është se ajo veç aspektit komik, ajo ka dhe atë tragjik. Në skenë do të jetë një atmosferë napolitane, e cila do të jetë e shoqëruar me këngë napolitane. Kjo vepër vjen për herë të tretë në Shqipëri, dhe risi është se ajo vjen si një komedi e zezë. Në 1 orë e 30minuta do të jetë një vepër, e cila është një lojë brenda një loje, pohon regjisorja Elmazi. Për aktorin Alban Musa, i cili ka spikatur dhe më parë në skenën teatrore kjo vepër i takon një prej dramaturgëve më të mëdhenj italianë dhe ajo vjen në skenë falë një bashkëpunimi të frytshëm. Regjisori Guri Koço, vjen në skenën teatrore me veprën Varësja e rrobave, një dramë ku konflikti krijues në vepër është midis njeriut dhe rrethanave jetësore. Drama e personazheve qëndron tek lufta për ta përballur dhe pamundësia për ta bërë atë. Nëqoftëse do të kërkojë një vepër që i flet më mirë realitetit shqiptar të ditëve të sotme zor se do të gjejë komedi më të mirë, pohon ai. Tragjikomedia Jashtë bie dëborë! nga Vicenzo Salemme bën fjalë për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve të cilët i ribashkon testamenti pas vdekjes së nënës së tyre, Enzo, Cico, Stefano. Protagonisti Cico, është një i sëmurë mendor. Një vëzhgues sipërfaqësor mund të mendojë se Cico është një i mjerë i shkretë: i paaftë për veten e tij, plotësisht i ndarë nga realiteti, por përkundrazi ai është një vëzhgues i mprehtë i realitetit që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një hero i ndryshëm. Vepra është përkthyer nga Hervin Çuli me regji të Najada Elmazit dhe do të ngjitet në skenë nën interpretimin e aktorëve Gentian Zenelaj, Ervin Bejleri, Alban Musa dhe Ledion Zoi. Skenografia është përgatitur nga Beqo Nanaj dhe kostumet nga Edlira Qyshka. Sa i takon veprës tjetër Varësja e rrobavee shkruar nga  Mario Alessando Paolelli, ajo vjen me muzikë nga Edi Hallulli dhe skenografi Lirim Lila. Në qendër të saj është një shtëpi e thjeshtë, e mobiluar thjeshtë, bëhet vendi i veprimit të katër vëllezërve: David, Xhulio, Mimo dhe Anko. Njëri prej tyre, pikërisht David, vuan nga sindroma e të qenit varëse rrobash dhe është kështu trashëgimtari i një ati që besonte se ishte nderësja e rrobave të lara. Ashtu si atin, dhe birin jeta i ka dënuar duke i sëmurur psiqikisht, i ka trembur me ashpërsinë dhe egërsinë e saj, u ka hequr mundësinë dhe dëshirën për të luftuar e fituar. Vëllai i dytë i pafuqishëm për tu përballur me realitetin është tërhequr dhe mbyllur në dhomë duke pirë gjithë ditën aq sa gjaku i është kthyer në etilik. Dhoma e tij është mbushur me shishe e tapa. I treti i papunë i rrethuar nga vëllezër depresive mundohet ti dalë mbanë jetës së provincës. Konflikti krijues në vepër është midis njeriut dhe rrethanave jetësore. Drama e tyre qëndron tek lufta për ta përballur dhe pamundësia për ta bërë atë. Në projektet ambicioze të këtij teatri priten premiera të tjera , ku drejtuesit shprehen se do të kenë bashkëpunime me  regjisorë të huaj të teatrit Rumun, Francez  etj, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të  qenë pjesë e këtij teatri.

Nga Julia Vrapi

Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 19:34

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›