Protokoll me Turqinë për projekte të mëdha ekonomike

Midis projekteve të mëdha ekonomike, janë edhe ato në fushën e energjisë.
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Shqipërinë dhe kërkoi thellimin e forcimin e tyre në të ardhmen. Nga ana e saj, ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Sahin vlerësoi hapa përpara që ka bërë vendi ynë në demokraci dhe në realizimin e reformave.
"Shqipëria është dhe vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon", tha Sahin. Ajo shtoi se Protokolli që u nënshkrua sot mes dy Ministrave pasqyron zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi në fusha si bankat, mineraret, energjetike, transporti, etj.
"Nënshkrimi i këtij Protokolli do të jetë një nismë e mbarë drejt horizonteve të reja, një sukses i rëndësishëm për të dyja palët", tha ministrja turke Sahin.
Në Shqipëri sot zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe tregtar mbi 2 mijë investitorë dhe biznesmenë turq, ndërsa Turqia renditet si një nga partnerët tregtarë më konstant dhe investitori i tretë më i madh për Shqipërinë pas Italisë dhe Greqisë, kryesisht në sektorin minerar, energjetik, hidrokarbure, konfeksione etj. Ministri Naço vlerësoi gatishmërinë dhe premtimin e Turqisë për të inkurajuar përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). /Start/
2011-11-30 14:46