E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku: Ja reforma për të ulur taksat në Tiranë

“Kemi një strategji me tre faza, kemi filluar rishikimin e paketës fiskale që synon si reduktimin e numrit, nga 60 premtimi ka qenë në 20 në fund të katërvjeçarit të mandatit të parë të kryebashkiakut Basha dhe njëkohësisht reduktimin e një pjesë të këtyre taksave dhe tarifave”

Është premtuar lehtësim i madh për biznesin kryeqytetas, kujtojmë raportet më të fundit, pjesa më e madhe e bineseve është e përqëndruar në kryeqytet çka do të thotë në një farë mënyre ndikim i drejtpërdrejt në ekonominë shqiptare. Çfarë do të ndodhë me këtë reformë të re?

Kjo është një reformë e cila ka filluar dhe po ndërmerret nga Bashkia e Tiranës është një punë shumë e rëndësishme po të kemi parasysh se është më e lehtë të bësh një bisnes në Shkodër, Korçë, Vlorë se sa në Tiranë. Menjëherë me marrjen e detyrës ekipi i ri ka filluar që të analizojë të gjithë situatën dhe po fokusohemi në tre shtylla kryesore. Shtylla e parë është reforma rregullatore, ne po analizojmë të gjitha lejet dhe licencat që jepen në nivel lokal, lejet dhe licencat që për momentin janë rreth 50 në numër dhe që fatkeqësisht kanë disa procedura shumë konplekse. Faza parë po përqëndrohet në lehtësimin e procedurave, në reduktimin e numrit të ditëve që një biznes duhet për të marrë një leje apo licencë për një biznes të caktuar. Për shembull për marrjen e një licence për ushtrimin e shërbimit të taksive në qytetin e Tiranës duhen rreth 40 ditë dhe kushton rreth 33 mijë lekë të reja. Fokusi i këtij grupi të punës është realizimi i reformës rregullatore në reduktimin e lejeve dhe licencave nga njëra anë dhe nga ana tjetër thjeshtëzimi i procedurave. Pas përfundimit të kësaj reforme e cila besoj se do të mbyllet brenda këtij viti me efekt që prej janarit e vitit të ardhëshëm ne synojmë që çdo konsumatorë, çdo biznes, çdo qytetarë që do ti drejtohet Bashkisë Tiranë do të ketë procedura më të lehta për të aplikuar për leje dhe për licenca nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të ketë transparencë më të madhe. Kjo lidhet me grupin e dytë të reformave që po ndërmarrim, çdo gjë do të jetë online. Krijimi i një “one top shop” i cili do të eleminojë këto procedura dhe burokraci nga njëra anë dhe nga ana tjetër rritja e transparencës ku ne si qytetarë, por edhe bisneset në çdo moment mund të gjurmojnë se ku ndodhet procedura për të cilën ato kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës. Kjo po shoqërohet me rishikimin e paketës fiskale. Këto tre fusha kryesore synojnë që të reduktojnë barrierat e të bërit biznes në Tiranë, të lehtësojnë shërbimet që Bashkia Tiranë ofron nga njëra anë, por nga ana tjetër synojmë të përmirësojmë eficencën e shërbimeve ndaj qyettarëve dhe ndaj të tretëve.

Në momentin që qeveria shqiptare në vitet e fundit tenton të ulë barrën e taksave, pra barrën fiskale, qeverisja vendore deri më dje të paktën në kryeqytetin shqiptar numëronte të paktën 60 taksa dhe tarifa. Ka ardhur koha të mbahen premtimet edhe në këtë drejtim?

Është e vërtetë janë rreth 60 taksa dhe tarifa të cilat konsideroheshin si të nevojshme si të domosdoshme, por mbas një analize që ne po bëjmë gjykojmë se shumë nga këto tarifa nuk janë të nevojshme, shumë nga këto tarifa do të reduktohen, disa prej këtyre tarifave do të eleminohen fare dhe për një pjesë të tarifave për të cilat Bashkia ka një kosto të caktuar, atëherë qytetari, biznesi, konsumatori do të paguaj vetëm koston e shërbimit. Dhe në këtë rast ne kemi një strategji me tre faza, kemi filluar rishikimin e paketës fiskale që synon si reduktimin e numrit, nga 60 premtimi ka qenë në 20 në fund të katërvjeçarit të mandatit të parë të kryebashkiakut Basha dhe njëkohësisht reduktimin e një pjesë të këtyre taksave dhe tarifave. Njëpjesë e madhe e tarifave do të eleminohen duke qenë se ne besojmë se qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të marrin shërbime nga Bashkia në rast se janë taksapagues të rregullt të qytetit të Tiranës nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të përpiqemi të reduktojmë barrën fiskale për të gjithë bizneset e vogla për të gjithë qytetarët. Duke u përpjekur të reduktojmë taksat ne do përpiqemi të zgjerojmë bazën, një strategji e cila ka qenë shumë efektive në nivel qëndrorë, strategji e cila ka synur të reduktojë informalitetin. Pikërisht ky është synimi kryesor, zgjerimi i bazës do të krijojë mundësi që shumë biznese që ndodhta kanë operuar në mënyrë informale të fillojnë e të paguajnë taksat dhe të vendosen në rrugën e formalitetit.

Nga njëra anë reduktohen taksat, por do të thotë dhe reduktim të ardhurash në Bashkinë e Tiranës zonja Tabaku. Si do ti konpesoni këto humbje?

Çdo gjë është menaxhim i mirë, ne po përpiqemi të krijojmë një “data base” të gjithë bisneseve, të gjithë qytetarëve, të gjithë pasurive që janë në qytetin e Tiranës për t’i bërë të përgjeshëm qytetarët për të paguar. Ne besojmë nëqoftëse barra fiskale është më e ulët atëherë qytetarët do të jenë më të disponueshëm për të paguar disa taksa. Në qoftëse do të rritet transparenca do të përmirësohen shërbimet, do të përmirësohet menaxhimi i këtyre fondeve, do të rritet eficenc e përdorimit të këtyre fondeve atëherë reduktimi që do ketë në taksa do të konpesohet në menaxhimin më të mirë, por njëkohësisht në rritjen e numrit të bizneseve që paguajnë tatimet.

Një çështje është edhe respektimi i pronës private. Çfarë po bëhet me hipotekat?

Ekziston një grup pune që po punon intesivisht që në ditët e para që filluam punë. Besoj se në ditët në vijim ne do të japim më shumë informacion se si do të procedohet. Ky ishte një nga premtimet kryesore të zotit Basha dhe qytetarët do të shohin se si do të bëhen realitet. Mënyra se si do të zgjidhet kjo çështje do të jetë objekt i diskutimeve më shumë partnerë në vijim.

Marrë nga ABC

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›