Eurozona, papunësia 10 për qind në korrik
Ky është muaji i pestë radhazi që papunësia është 10 për qind, niveli më i lartë historik që prej krijimit të zonës euro në vitin 1999. Eurozona kishte në korrik 15,833 milionë persona të papunë. Kurse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian numri i të papunëve arrinte në 23,057 milionë, ose një përqindje papunësie prej 9,6 për qind, gjithashtu i pandryshuar në krahasim me qershorin.
Mes shteteve të BE-së, përqindja më e lartë e papunësisë është regjistruar në Spanjë (20,3 për qind kundrejt 20,2 për qind në qershor). Austria (3,8 për qind) ka papunësinë më të ulët nga vendet e Bashkimit Evropian. Gjermania, ekonomia më e madhe e zonës euro, ka një përqindje të pandryshuar prej 6,9 për qind dhe Franca gjithashtu një përqindje të qëndrueshme prej 10 për qind.