E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhmije Pagarusha, "Artiste e merituar"

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se dekorimi i zonjës Pagarusha është një vlerësim për veprën kulminante në fushën e artit, në fushën e muzikës shqiptare dhe në fushën e një artisteje, e cila diti në mënyrën më të mirë të jetë shprehje e identitetit dhe e vlerave të një populli, në këtë rast e muzikës shqiptare, në gjithë repertorin e saj të begatë dhe të pafund.

“Ka këngë të Nexhmijes që rrallëkush ia mësyn t’i interpretojë për shkak të ritmit dhe fuqisë që ajo i ka dhënë këngës”, theksoi Sejdiu, duke e vlerësuar veprën e saj si visar dhe krenari në gjithë opusin e përmbledhur aq mirë. Ndërkaq, këngëtarja e madhe, duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për vlerësimin e veprës së saj, tha se ndihet shumë e lumtur dhe shprehu besimin se edhe artistët e tjerë të cilët e meritojnë, do të vlerësohen në të ardhmen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›