Eurozona thellohet kriza dyshime te forta shfaq dhe Gjermania

Kriza financiare e Eurozones po thellohet me ritme te shpejta aq sa tani po vihet seriozisht ne dyshim e ardhmja e euros dhe madje edhe vete Bashkimit Europian.
Te gjithe besonin se pas zhvillimeve te forta politike ne shume vende te Eurozones tregjet do te perceptonin nje mesazh pozitiv. Por ne fakt edhe pas ndryshimit te qeverive ne Itali dhe Spanje paniku jo vetem qe nuk eshte ndalur por perkundrazi po thellohet.
Interesat e borxhit italian mbeten ne nivele rekord ndersa ato spanjolle po vazhdojne te rriten edhe pas ardhjes ne pushtet te qeverise se re. Por zhvillimi me negativ eshte se per here
te pare tregjet po shfaqin mosbesim edhe tek ekonomia gjermane deri tani e konsideruar si parajsa e investitoreve. Ne ankandin e fundit interesat e borxhit gjerman u rriten ne nivelin rekord qe prej nje muaji pasi tregjet po perceptojne se aftesia paguese e qeverise gjermane po perkeqesohet.
Kjo edhe per shkakun se Gjermania eshte ajo qe duhet te mbaje ne shpine barren e shpetimit te ekonomive te infektuara te Europes. Me keto zhvillime te fundit parashikimet per ekonomine europiane po perkeqesohen me shpejtesi.
The Economist shkruan se me shume gjasa eurozona do te rreshqase vitin e ardhshem ne recesion dhe jo te bute sic ishte vleresuar deri tani por te rende kur prodhimi pritet te ulet me 2 perqind. Por edhe ky skenar mbart pasiguri te medha qe lidhen me ate se cfare do te ndodhe ne vendet e prekura nga kriza.
Vitin e ardhshem qeveria italiane eshte e detyruar te rinovoje 300 miliarde euro borxhe. Nese tregjet nuk qetesohen me kete shume Italia rrezikon seriozisht falimentin. Nese vertetohet ky skenar askush nuk guxon te thote se cfare do te ndodhe me pas.
Qeveria italiane ajo spanjolle apo greke pavaresisht angazhimeve qe kane marre per te disiplinuar financat publike ne kete pike jane te pafuqishme te ndalojne katastrofen. Sipas The Economist tani te gjitha shpresat jane tek Banka Qendrore Europiane dhe Gjermania. E para duhet te nderhyje per te furnizuar bankat me likuiditet dhe per te blere borxhet e qeverive ne krize ndersa qeveria gjermane pavaresisht kostove politike duhet te rrise transfertat financiare per vendet e prekura. Nese kjo nuk do te ndodhe Europa shume shpejt mund ti thote lamtumire euros.