Rusi, Putin ul çmimin e gazit për Bjellorusinë

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka deklaruar sot se Moska ka ulur çmimin që Minsku duhet të paguajë për gazin në më pak se gjysmën e mesatares së paguar nga shtetet e tjera evropiane.
Duke folur përpara një takimi me presidentin e Bjellorusisë Aleaksander Lukashenko, Putin tha në televizion, se "kjo është një zbritje e konsiderueshme dhe do të ndihmojë për të mbajtur të paktën 2 miliardë dollarë në Bjellorusi".
Ai tha se çmimi që Bjellorusia paguan për gazin rus do të bjerë nga 244 dollarë për një mijë metra kub, në 164 dollarë.
Presidenti rus, Dimitri Medvedev deklaroi se Rusia dhe Bjellorusia kanë nënshkruar këtë marrëveshje gjatë ditës së sotme .