Koreja e Veriut e mposht Amerikën me një goditje të vetme
Koreja e Veriut është e armatosur me armë të fuqishme moderne, të afta për të mposhtur Shtetet e Bashkuara me një goditje të vetme. Kështu ka deklaruar një drejtues ushtarak i shtetit komunist.
Zëvendës mareshali Ri Yong Ho nënvizoi rëndësinë e forcimit të ushtrisë për të mbrojtur vendin nga armiqtë kryesorë, SHBA dhe Koreja e Jugut.
Ai e quajti vendin një fuqi bërthamore dhe ushtarake dhe vlerësoi liderin e ri, Kim Jong Un si një strateg ushtarak, që ka drejtuar ushtrinë për vite të tëra.
Ushtria e Popullit Korean është e armatosur me armë të fuqishme e moderne, që mund të mposhtin imperialistët amerikanë me një goditje të vetme, tha ai përpara zyrtarëve të partisë.
Takimi ishte në kuadër të 80- vjetorit t themelimit të ushtrisë.
Ri, që është shef i Shtabit të Përgjithshëm, nuk tha detaje të tjera për ushtrinë dhe armët e këtij vendi.