Sa pak teatër për të zgjedhur
Ka shumë pak projekte teatrore, midis të cilave të zgjedhësh më të mirat. Petrit Malaj, rektori i Akademisë së Arteve, njëkohësisht një nga anëtarët e bordit në Teatrin Kombëtar, tregon për procesin krijues në këtë realitet teatror. Bindja e tij do ishte padyshim vënia e vetos mbi një vepër profesionale, por kur shanset për të përzgjedhur janë shumë të pakta, e shndërrojnë në një pesimist dhe korrigjues së këtij realiteti. Të rinjtë në krizën e sotme teatrore dhe asfiksimi i teatrove në rrethe - fenomene që kërkojnë, sipas Malajt, strategji dhe vullnet politik nga lart
Sa pak teatër për të zgjedhur
Ka shumë pak projekte teatrore, midis të cilave të zgjedhësh më të mirat. Petrit Malaj, rektori i Akademisë së Arteve, njëkohësisht dhe një nga anëtarët e bordit në Teatrin Kombëtar, tregon për procesin krijues në këtë realitet teatror. Bindja e tij do ishte padyshim vënia e vetos mbi një vepër profesionale, por kur shanset për të përzgjedhur janë shumë të pakta, e shndërrojnë në një pesimist dhe korrigjues së këtij realiteti. “Veprat e paraqitura janë shumë të kufizuara, të cilat nuk të japin as diapazon për të bërë një përzgjedhje mes tyre. Gjashtë deri në shtatë vepra nuk më duken të mjaftueshme. Për mua janë shumë pak”, - pohon Malaj.
Të ndodhur në një fazë analitike për përzgjedhjen e veprave, Malaj flet për kontingjentin e të rinjve që mbarojnë Akademinë e Arteve. Mungesa e teatrit alternativ, skepticizmi për të thyer natyrën klasike që po përpiqet të mbajë Teatri Kombëtar, e bën të pashmangshme mbajtjen larg këtij institucioni të të rinjve. Ndërsa tregu i vogël i metropolit nuk u jep shumë hapësira, Malaj flet për asfiksimin e teatrove në rrethe.
Ju jeni një nga shtatë anëtarët e bordit artistik të Teatrit Kombëtar, cili është mendimi juaj lidhur me debatet e zhvilluara kohët e fundit mbi funksionimin e këtij institucioni, si e shpjegoni vonesën e paraqitjes së repertorit artistik?
Në përgjithësi çdo institucion ka debate për mirëfunksionimin e tij. Në rastin konkret që në takimin e parë që patëm në Ministrinë e Kulturës besoj se u shprehëm më së miri për këto shqetësime. Ndjeva një ton pozitiv nga të gjithë, gjë që ishte e domosdoshme në ato momente ku komuniteti artistik në bashkëpunim me përfaqësues të ministrisë duhej t’i zgjidhin problemet, dhe nuk ka pse të mos jenë të tilla. Unë do të jap kontributin tim, sepse ndjej që edhe ne si universitet, nuk e kemi marrë ende autonominë maksimale që kërkohet. Por, në krahasim me shumicën e institucioneve të tjera kulturore përsëri jemi më të pavarur. Debati sa u takon disa rregullimeve në statut vazhdon të jetë i hapur. Po ashtu një moment tjetër, i cili në fakt i takon vetë teatrit në lidhje me mirëfunksionimin e tij dhe për të qenë brenda një informacioni sa më të saktë tek publiku, kërkohet që repertori i tij të ketë një vendosje të saktë dhe të menjëhershme. Nuk është e pranueshme që një institucion i tillë kombëtar të mos ketë një përcaktim të saktë të repertorit apo të premierave dhe të gjitha shfaqjeve që ka. Po të vëmë re, revistat prestigjioze i paraqesin deri në imtësi të gjitha shfaqjet e ndryshme që ka teatri, por pse jo edhe në të tjera që vijnë nga jashtë teatrit.
Ju sa cikët pak repertorin e Teatrit Kombëtar, a mund të na thoni në ç’fazë jeni sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së veprave që do të shfaqen?
Ka shumë pak ditë që jemi deklaruar si anëtarë të bordit, si unë ashtu edhe pjesëtarë të tjerë me një urdhër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Unë kam marrë veprat nga Drejtoria e Teatrit Kombëtar për t’i lexuar dhe për të krijuar opinionin tim, për t’u shprehur pa dyshim me korrektesë dhe profesionalizëm, me qëllim që teatri në këtë sezon të përfaqësohet me dinjitet. Unë e vë re që të gjithë anëtarët kanë të njëjtin shqetësim, padyshim edhe drejtori, titullari i institucionit që ka pikërisht këtë “ankth”, që gjithçka të shkojë mirë.
Teatri sa i përket repertorit është ende në një fazë përzgjedhjeje. Së pari do të merret në konsideratë vepra, regjisori që do të punojë me veprën dhe pa dyshim do të merret në konsideratë edhe ajo se çka do të përfaqësojë TK në vetvete. Teatri Kombëtar duhet të ketë një dramaturgji gjithëpërfshirëse, por pa dyshim që një pjesë e rëndësishme e shfaqjeve duhet ta zënë veprat e fuqishme teatrore. I pranohet një kompanie private apo një kompanie tjetër që të punojë me një grup të rinjsh, që të ketë alternativa në përzgjedhjen e veprave të tyre, por Teatrit Kombëtar jo, ky institucion duhet të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e repertorit të ri. Nga ana tjetër, edhe bordi do ta ketë në qendër të vëmendjes. Si njëri prej tyre mendoj që më shqetëson shumë kjo gjë, pra që teatri të jetë vërtet përfaqësuesi më i mirë i vlerave teatrore, qoftë shqiptare apo botërore. Nuk i takoj asaj pjesë që të këmbëngulë, se repertori duhet të jetë domosdoshmërish shqiptar. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kemi vepra shqiptare. Madje, unë jam një kërkues i tyre, por në pamundësi na duhet të përzgjedhim në mes veprave të huaja.
Gjithmonë flitet se nuk ka dramaturgë, përveç kësaj, çfarë mendoni se mungon në shkrimin e veprave skenike shqiptare?
Është e vërtetë se ne kemi shumë pak dramaturgë, por për hir të së vërtetës mungojnë edhe elementë stimulues. Është shumë i kufizuar numri i tyre dhe nuk kemi dramaturgë të përfshirë brenda teatrove, të cilët të mendojnë dhe të punojnë për to. Kjo është një krizë që kemi prej disa vitesh, që e trashëgojmë dhe vazhdojmë që ta kemi zotëruese në teatër. Mendoj se kjo gjë vjen për shkak të mungesës së një lloj politike të mirëfunksionimit në aspektin dramaturgjik. Ne, këtu në akademi, do të përpiqemi që të hapim një master për këtë fushë. Të paktën të japim shenja që e kemi këtë shqetësim dhe duam që t’i japim vëmendjen e duhur këtij momenti. Në përgjithësi nuk ka një shkollë të mirëfilltë për dramaturgji, por ka vetëm dramaturgë të talentuar, ka shkrimtarë të talentuar, të cilët më pas i jepen fushë së teatrit. Pra, janë njerëz që kërkojnë një përkrahje sepse ka një dashuri shumë të madhe për teatrin. Më pas marrin erën e tij, e shijojnë dhe ndjejnë gjithçka brenda teatrit. Këta janë ata që e bëjnë teatrin, më pas vijnë aktorët, regjisorët dhe të tjerë që i japin jetë asaj që ekzekutohet.
Cili është pozicioni juaj në bord, dimë që për çdo anëtar ka pasur një strategji përcaktimi?
Unë përfaqësoj një krijues në realitetin teatror shqiptar dhe gjithashtu duke qenë edhe titullar, rektor i Akademisë së Arteve, është menduar qoftë nga komuniteti, qoftë nga drejtoria të propozohem për të qenë anëtar i bordit të Teatrit Kombëtar.
Ju si anëtar i bordit nëse kundërshtoni projektin e një regjisori, ndërkohë që të tjerët e pranojnë, a keni menduar se si do ta mbroni zgjedhjen tuaj, mbi ç’baza?
Personalisht nuk jam i prirur për të kundërshtuar për të thënë që “jo kjo nuk bëhet”. Unë përpiqem që të jap argumentet e mia, dhe në rastin konkret pa dyshim që do të diskutohen veprat, ato janë themeli i gjithçkaje. Më pas do të diskutohet edhe aspekti krijues, çfarë risie do të sjellë në TK një vepër me këtë mënyrë vënie, me këtë regjisor, apo me këtë trupë aktorësh të përzgjedhur prej tyre. Nuk kam ndërmend të kem në majë të gjuhës fjalën “kundërshtoj”. Unë do të kem, pa dyshim, në bazë të gjithçkaje vetëm argumentin profesional. Borde të tilla krijojnë shpesh edhe pakënaqësi të ndryshme, por mendoj se gjithçka do të jetë objektive dhe do të merret në një kolegjialitet nga të gjithë anëtarët.
Cila do të jetë vërejtja e parë që do t’i bënit kësaj fazë ku ndodhet bordi, sa i takon diskutimit mbi repertorin dhe veprave të paraqitura?
Sipas meje, gjëja e parë që të bie në sy është prurja e projekteve, ka shumë pak. Unë mendoj se duhet të kishte shumë më tepër, në mënyrë që teatri të kishte një përzgjedhje më dinjitoze. Veprat e paraqitura janë shumë të kufizuara, të cilat nuk të japin as diapazon për të bërë një përzgjedhje mes tyre. Gjashtë deri në shtatë vepra nuk më duken të mjaftueshme. Për mua janë shumë pak.
Kthehemi pak tek baza furnizuese e teatrit, pra aty ku bëhet edukimi, Akademia e Arteve. Ju jeni titullar i këtij institucioni dhe gjithnjë bëhet një bilanc për artin skenik. A mund të na thoni se sa është numri i studentëve që “prodhon” akademia brenda një viti akademik, dhe çfarë ndodh me to pasi mbarojnë studimet?
Ju thatë “prodhohet”, unë mund të them edukohen profesionalisht regjisorët, aktorët, skenografët, koreografët e ardhshëm në Fakultetin e Artit Skenik. Meqë po flas për teatrin, do të thosha që numri i tyre është shumë i kufizuar. Mund të them që në një vit akademik dalin nëntë, maksimumi dhjetë aktorë. Kurset janë shumë të vogla, por nga ana tjetër janë edhe të mëdha. E them këtë duke u nisur nga tregu i vogël që ofrohet, ashtu siç e dimë të gjithë. Dimë po ashtu që teatri ka krizën e tij, ndërsa teatri në rrethe është shumë i asfiksuar. Me shumë keqardhje e them këtë, pasi dikur kanë pasur shkëndija shumë të mira, ka pasur baza të teatrit të mirëfilltë në qytete si Shkodra, Korça, Vlora etj. Të gjitha mendoj se kanë përfaqësuar nivele shumë të mira të artit në Shqipëri, por tashmë në këto rrethe nuk mund të funksionojnë ashtu siç duhen gjërat dhe të gjithë këta studentë që mbarojnë kërkojnë të rrinë në Tiranë. Mirëpo në metropol, pikërisht aty ku je edukuar, të vazhdosh të japësh kontributin tënd në atë fushë është shumë e vështirë.
Ndërkohë që numri i regjisorëve është edhe më i ulët. Në një vit mund të diplomohen pesë deri në gjashtë, ose edhe më pak. Ka prej tyre që vitet e fundit kanë gjetur edhe treg si në Teatrin Kombëtar, gjë që është në dobi të teatrit, për të mos i munguar të rinjtë. Nga ana tjetër shumë prej tyre kanë zgjedhur edhe rrugë të tjera, në media elektronike, vizive siç janë televizionet e shumta private që janë hapur në Shqipëri. Megjithatë mund të thosha që për të rinjtë duhet menduar akoma më tepër me strategji, me projekte të ndryshme, mundësi të tjera duke filluar që nga teatri i rrugës, teatri alternativ, teatri i fëmijëve pse jo deri tek ai i kukullave e të tjera si këto. Duhet të treguar edhe një vullnet i madh dhe nga vetë këta të rinj, por padyshim që edhe strukturat përkatëse duhet që këta të rinj t’i mbështesin.
Fakti që ekziston vetëm një Teatër Kombëtar dhe konkurrenca nga kompanitë private teatrale mungon, a e bën të zymtë të ardhmen e studentëve ky fenomen?
E theksova edhe më lart që vetë tregu përbën një krizë më vete padyshim. Por, ka disa nisma të cilat do t’i cilësoja pozitive për të hapur disa teatro në Tiranë. Shkëndijat e fundit si teatri “Metropolitan”, Teatri i Bashkisë, iniciativa e vetë disa të rinjve për të bërë shfaqje apo projekte të ndryshme teatrore, pse jo edhe në bashkëpunim me të huajt, apo teatri, që shpresojmë shumë, që të bëhet në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, janë disa nisma të cilat krijojnë premisa të mira e shumë të dobishme, nëpërmjet të cilave ne shpresojmë që nesër do të bëhet më mirë.
Cili është fenomeni që ju e konsideroni rrezik për studentët që mbarojnë Akademinë e Arteve të Bukura?
Unë kam një shqetësim dhe një problem që e kemi të gjithë si shkollë. Puna e pavarur e tyre duhet të jetë shumë e madhe. Vullneti dhe përgjegjësia që ata duhet t’i japin vetes për të qenë sa më të mirëinformuar apo edhe për të ushtruar sa më shumë profesionin e tyre. Është e domosdoshme që puna e tyre, e pavarur, të rritet në nivele shumë më të larta. Kjo nuk është padyshim vetëm për studentët, por për të gjithë profesionistët sepse një artist i tillë nuk ka pse ta flejë mendjen në qoftë se shkon në teatër apo në një vend tjetër, duke i thënë vetvetes se tashmë ka mbaruar gjithçka. Ai gjithmonë është në një proces ripërtëritje dhe krijuese. Në çdo figurë të tij, ai duhet patjetër që të transmetojë momente, ku aftësitë e tij krijuese duhet të rigjenerojnë energji dhe sigurisht duke shprehur maksimumin e tyre.
Është vënë re një kontradiktë, të rinjtë që mbarojnë studimet në akademi e përbuzin Teatrin Kombëtar për dy arsye: së pari është vështirë të punësohesh dhe së dyti për shkak të teatrit tradicional që vazhdon të bëhet. Ju ndani të njëjtin mendim me ta?
Jo, nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Kjo e fundit që thoni ju, që ata nuk kanë gjetur veten aq sa duhet në teatër kjo është e vërtetë, por që të mendojë dikush që teatri po punon veprat e tij klasike dhe nuk po i jep momentit alternativ shumë peshë nuk mund të mendohet. Unë gjykoj që TK nuk ka këtë mision, që të jetë një teatër alternativ.
Këto janë momente që shpërfaqen në teatro të ndryshme. Teatri Kombëtar mbetet gjithnjë i tillë, teatri i një kombi, i cili do të përfaqësojë më së miri vlerat e përgjithshme teatrore dhe shpirtërore të këtij kombi dhe padyshim që këto vlera pasqyrohen shumë mirë në vepra të mirëfillta, të mëdha teatrore, të cilat kanë dhënë një kontribut të shquar në skenën shqiptare dhe atë botërore. Nuk do të thosha që është ky një moment, që i veçon të rinjtë. Ka një të vërtetë që të rinjtë nuk kanë qenë të afruar shumë me Teatrin Kombëtar, por ka një të mirë që kohët e fundit gjërat sa vijnë e po përmirësohen. Kjo më ngroh, nuk ka pse mos ta shpreh këtë gjë. Mendoj se, mbase, duhet më tepër nga teatri për të tentuar më shumë, për të eksperimentuar me të rinjtë. Sa i përket punësimit, ky aspekt ka problemet e tij të shumanshme. Ka disa momente që e agravojnë këtë pikë, si dhe është kriza e vetë teatrit në përgjithësi, e cila ofron pak mundësi punësimi. Nga ana tjetër pamundësia për të përkrahur këta të rinj me nisma dhe projekte konkrete, të cilat ata i inspirojnë shumë, apo mospërkrahja e tyre në nivele të caktuara bën që ata ta vuajnë këtë gjë. Nevojitet ndoshta të bëhet një debat më i madh qoftë nga ne si institucion, qoftë nga të gjitha ata institucione që vërtet mendojnë për teatrin, është e domosdoshme që të mendosh për këta të rinj. Por, nga ana tjetër edhe nuk mund të mendosh për të gjithë ata që mbarojnë shkollën, është e nevojshme që të mendohet për të talentuarit, për ata që vërtet ne mendojmë se nesër do t’i japin tonin jetës teatrore në Shqipëri. Këtë kontingjent është shumë e nevojshme që ta përkrahim, ta mbështesim, qoftë nga regjisorët, aktorët, koreografë apo skenografë. Të gjithë kanë nevojë për përkrahje sapo të mbarojnë shkollën.
Skrami: Ja cilat janë projektet teatrore
Rreth 6 nga 12 projektet e paraqitura aktualisht në Teatrin Kombëtar në Tiranë tashmë u janë shpërndarë anëtarëve të bordit artistik të këtij teatri, për të vendosur se cili prej tyre do të ketë fatin të vihet në skenë në sezonin e ri artistik. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, bëri të ditur dje në një konferencë për shtyp, se "bordi ka filluar punën për shqyrtimin e 6 projekteve të para, nga 12 që janë paraqitur aktualisht në Teatrin Kombëtar, për të përcaktuar dhe seleksionuar këto projekte". Ndërkohë, sipas tij, teatri do të vazhdojë punën me pjesë të repertorit të tij, si “Franku i pestë”, “Alegretto Albania” etj. Skrami bëri të ditur në këtë komunikim me mediat edhe 6 projektet e paraqitura për seleksionim nga Bordi Artistik i Teatrit, të cilat janë: “Një dashuri e tillë" nga Pavëll Kohol, paraqitur nga Mihal Luarasi, “Filomena Marturano” nga Eduardo De Filipos, paraqitur nga Albert Minga, “Fishkëllimë në errësirë” nga autori irlandez Tom Mërfi, paraqitur nga Spiro Duni, “Dhëndri i mallkuar” nga autori rumun Aleksandër Kiricesku, paraqitur nga Alfred Bualioti dhe Agim Qiriaqi, komedia “Koha fajtore” e Ruzhdi Pulahës dhe komedia “Stela” nga Andon Qesari. Ndërkohë, sipas Skramit, në projektet e paraqitura ka edhe pjesë të tjera nga dramaturgjia kombëtare, të cilat do t'i paraqiten bordit në një fazë të dytë.