Portokalli rikthehet te dielen ne Top Channel

Me regji te Altin Bashes, prezantuar nga Agron LLakaj dhe Amarda Toska, me nje kaste te gjere aktoresh, Portokalli eshte gati te cele sezonin e ri. Sipas aktorit dhe prezantuesit Agron Llakaj, kete sezon do kete hyrje te reja dhe formati i ketij spektakli do kete rinovime te dukshme. Ashtu sikurse cdo vit, risite ne Portokalli edhe ne kete edicion nuk kane munguar.
Regjisori i spektaklit, Altin Basha thekson se gjate ketij sezoni do kete kombinime te reja personazhesh, ndersa do kete edhe rikthime ne rolet e meparshme. Gjithashtu, nuk mungojne as hyrjet e reja ne aktore.
Nje vend te vecante do te zene koret. Te tjere do t’u shtohen atyre te policeve. Sigurisht pjese e spektaklit do te jene orkestra dhe trupa e baletit. Nga diela, ora 20:45, humori tipik vendas i cdo krahine do te sillet ne shtepine tuaj nepermjet ekranit te Top Channel. Ndersa per ata qe duan t’i ndjekin nga afer aktoret, Portokalline mund t’a ndjekin live ne ambjentet e ish ekspozites cdo te premte e te shtune ora 19:00