Evakuohen kosovaret nga Egjipti. Kthimin e ndihmon Behgjet Pacolli
Mbërrin në aeroportin e Prishtinës grupi i parë i kosovarëve të evakuuar nga Egjipti me ndihmën e liderit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli. Zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari tha 21 qytetarë arritën në Kosovë, ndërsa 10 persona të tjerë të evakuuar nga Egjipti janë vendosur në Stamboll dhe të shtunën do të arrijnë në Kosovë me linjën e rregullt.
Sipas zëvendëspresidentes së ARK-së Behgjet Pacolli i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së një grupi studentësh për t’i evakuuar ata nga egjipti pas situatës së rëndë të krijuar atje nga protestat.
“Kësaj kërkese ai i është përgjigjur pozitivisht dhe në kontakt me këta studentë ai ka siguruar një listë me rreth 163 persona, jo vetëm studentë por edhe familjarë dhe punëtorë që jetojnë në Kajro, Aleksandri dhe Sharm el Sheik. Nga kjo iniciativë sot ka arritur grupi i parë i kosovarëve" tha Mimoza Kusari, zëvendëspresidente e AKR-së.
Qeveria e Kosovës tha se nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që ndodhen në Egjipt.
“Identifikimi i saktë i numrit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Egjipt ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe për mos thënë i pamundur pikërisht për shkak të faktit që shumica prej tyre nuk kanë poseduar dokumente të Republikës së Kosovës, ndërkohë që një numër sish nuk kanë pasur dokumente udhëtimi fare” tha Vlora Çitaku, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Çitaku tha se deri tani nga Egjipti janë evakuuar 47 qytetarë të Kosovës, ndërkohë që sipas të dhënave të kësaj ministrie atje ndodhen edhe rreth 150 shtetas të Kosovës.
Bul Salihu