E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Demostrata e 21 janarit demtoi imazhin e Shqiperise

 Dhuna gjate demonstrates se 21 janarit u nxit per te prishur imazhin e Shqiperise pas liberalizimit te vizave. Keshtu eshte shprehur kryetari I Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ne Shkoder gjate turit te tij paraelektoral te zgjedhjeve te 8 majit. Ai  ka akuzuar liderin e opozites , si pergjegjesin kryesor te politikes se dhunes e cila  po demton nje qeveri dhe mazhorance legjitime.
“Ai është përgjegjësi kryesor për vrasjen e tre qytetarëve të pafajshëm. Është përgjegjësi kryesor për plagosjen e dhjetëra policëve dhe qytetarëve të pafajshëm. Është fajtor kryesor për dëmtimin e imazhit në mënyrë krejtësisht të pamerituar të Shqipërisë. Shkodra dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për dhunë, por kanë nevojë për më shumë punë dhe ne do të jemi të angazhuar në mënyrë që kjo betejë të vazhdohet më tej, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë” tha Meta.

Kryetari i LSI duke ju uruar mireseardhjen anetareve me te rinj te LSI-se tha se forca qe ai drejton do te perfaqesoje denjesisht interesat jetike te qytetareve te te gjithe vendit ne zgjedhjet vendore te 8 majit, nepermjet kandidateve te saj. 

Edlira Sulejmani 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›