E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e PS Bare 40 mije veta kunder Berishes. Kadeli Ne Lezhe 10 mije protestues

 Drejtuesit e protestave opozitare në Tiranë e Lezhë thanë se rezistenca paqësore është tregues i këmbënguljes popullore për të larguar qeverinë e kusarisë. Besnik Bare tha se në Tiranë dolën në protesta 40 mijë qytetarë ndërsa deputeti Gjovalin Kadeli ka deklaruar se 10 mijë të tjerë kanë demostruar në Lezhë.
“Sot, rreth 40 mijë qytetarë të Tiranës, me marshimin e tyre në të gjitha rrugët e kryeqytetit, dëshmuan se dhuna e Sali Berishës jo vetëm nuk funksionon, por as mund ta trembë dhe as nuk mund ta ndalojë këtë betejë historike të një populli të tërë të vendosur për të larguar Sali Berishën përmes rezistencës paqësore” tha Bare.

“Sot në Lezhë ndodhi ajo që nuk është parë kurrë në këto 20 vjet. Plot 10 mijë qytetarë marshuan në rrugët e qytetit, për të treguar se pushteti i Sali Berishës ka rënë dhe se këta pushtetarë duhet të largohen një orë e më parë. 10 mijë qytetarë të Lezhës protestuan sot kundër pushtetit të Sali Berishës që në 21 Janar vrau tre shqiptarë të pafajshëm dhe plagosi dhjetëra të tjerë nder te cilët njeriun tonë nga Lezha, Aleks Nika, i cili po lufton me jetën në Turqi. 10 mijë lezhjanë e lezhjane, protestuan sot kundër këtij regjimi që godet çdo ditë institucionet e pavarura të këtij vendi, që akuzon Presidentin, Kryeprokuroren, Drejtorin e ShISH dhe median si puçiste, si pjesë e një puçi që ekziston vetëm në mendjen e sëmurë të një Kryeministri të dalë jashtë çdo kornize logjike” tha Kadeli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›