Evakuohen mbi 100 persona nga Azovstal, civilët në Mariupol në pritje të autobusëve

Më shumë se 100 njerëz janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol për në Zaporizhzhia.
Ndonëse evakuimet ishin planifikuar që të kryheshin në të gjithë Mariupolin mëngjesin e sotëm, shumë civilë janë ende duke pritur autobusët.
Këshilli i qytetit u ka kërkuar civilëve që të qëndrojnë në pikën e marrjes pasi shpresojnë se evakuimi do të vazhdojë.
Një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit tha më herët se autobusët u nisën nga Mariupol në mëngjes, por më vonë korrigjoi komentin e tij me një mesazh që konfirmonte një vonesë në evakuimin e planifikuar, raporton Skynews.
/rtsh.al/