E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prokurorja e Përgjithshme ukrainase: 219 fëmijë janë vrarë dhe 405 janë plagosur që nga fillimi i luftës

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka thënë se 219 fëmijë janë vrarë dhe 405 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Sipas Iryna Venedictova, numri më i madh i vdekjeve të fëmijëve është regjistruar në rajonin e Donetskut ku kanë vdekur 139 fëmijë.

Ndërkohë Skynews, raporton se rajoni lindor i Donbasit u vu nën bombardime të rënda këtë fundjavë.

Por pavarësisht kësaj, Moska nuk ka arritur të kapë tre zonat e synuara: Lyman në Donetsk dhe Sievierodonetsk dhe Popasna në Luhansk.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›