Mbështetja për Ukrainën, Sekretarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA takon Presidentin polak

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi është takuar në Varshavë me Presidentin polak Andrzej Duda për të diskutuar lidhur me mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.
CNN bën me dije se vizita vjen menjëherë pasi Pelosi bëri një udhëtim të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas të Kievit të shtunën, duke u bërë zyrtari më i lartë amerikan që u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.
/rtsh.al/