E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryepeshkopi i New York takon refugjatët ukrainas në Poloni dhe Sllovaki

Kryepeshkopi i New York-ut, Timothy Dolan ka takuar gjatë fundjavës refugjatët ukrainas në Poloni dhe në Sllovaki për t’u demonstuar solidaritet.

Kardinali Dolan së bashku me një delegacion përfaqësues nga Shoqata Katolike e Mirëqenies në Lindjen e Afërt janë takuar me familjet ukrainase të larguara nga vendi i tyre për shkak të agresionit rus.

Sipas CNN, vizita e Dolan në Poloni dhe Sllovaki kishte për qëllim shprehjen e mbështetjes ndaj të gjithë atyre personave, jeta e të cilëve ndryshoi si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Të dielën, Dolan shkroi në Tëitter për vizitën e një familje refugjatësh për të cilën kujdeset një famulli në Poloni, një qendër kujdesi për Kalorësit e Maltës dhe një vendndodhje që ofron ushqime të ngrohta. Dolanvizitoi një kishë në Sllovaki dhe një nga ndërtesat që strehon dhe shpërndan furnizime për ata që kanë nevojë në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›