E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, Qefalia: Janë marrë masat e nevojshme

Situata e vështirë klimaterike ka përfshirë edhe komunën e Dajtit, në Tiranë. Në pesë fshatrat e e saj trashësia e dëborës, ka arritur deri në 80-të centimetra dëborë. Për ti bërë ballë kësaj situate, prej tre ditësh është mbledhur shtabi i emergjencës, i cili kryesohet nga kryetari Kujtim Qefalia. Sipas tij janë marrë masat e nevojshme dhe ka nisur të shpërndahen paketat me ushqime.
Edhe këtë vit, ashtu si edhe herë të tjera, banorët e kësaj komune, do të japin ndimhën e tyre për personat në nevojë në zonat e izoluara, në të gjithë Shqipërinë.
Ndërsa lidhur me shpërthimin që ndodhi të djelën në mbrëmje në banesën e tij, kryetari i komunës së Dajtit Kujtim Qefalia ka kërkuar që drejtësia të veprojë për të zbardhur ngjarjen.
Një sasi eksplozivi shpërtheu, në banesën e kryetarit të komunës së Dajtit, Kujtim Qefalia. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›