E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovimi i shtetit, ngelin më shumë se gjysma e kandidatëve

Përfundon rezultati i korrigjimit të kontigjenteve të para të praktikës profesionale dhe provimit të shtetit. Në krye Universiteti i Tiranës me kalueshmëri 84.2%. Shifra problematike sipas Urdhërit të Mjekut janë për Mjekët stomatologë të universiteteve private ku, nga 95 që kanë hyrë në provim, 33 nuk kanë kaluar.

Ndërsa mjekë stomatologë në universitetin shtetëror nga 55 që kanë hyrë në provim, vetëm 6 nuk kanë kaluar. Në provimin për mjekët e Përgjithshëm, nga 106 që kanë dhënë provimin, 23 nuk kanë kaluar. Në provimin e farmacisëve në universitete private nga 383, 210 nuk kanë kaluar. Ndërsa në provimin e farmacistëve në universitetin e Tiranës, nga 152, 24 kanë ngelur.

Dine Abazi shprehet se asnjë person që nuk ka kaluar provimin nuk ka të drejtë të ushtrojë profesion, por do t`i nënshtrohet një provimi tjetër.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›