E Shtunë, 31 Tetor 2026

PRanohet me debate doreheqja e Spahiut

14/02/2012  KLD i dorëzon materialet e kërkuara komisionit hetimor

Alibeaj i kërkon Kuvendit shtyrjen e afatit të hetimeve

Votat 8 me 6 miratojnë kërkesën për dorëheqje, reziston Halimi, debat me Topin

KLD e quan “të kryer” ikjen e Spahiut

Komandohet Valbona Vata. Emërohet kreu i ri i Apelit

TIRANË- Pas 5 orësh debate, Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi për të mos lejuar shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga parlamenti dhe votoi 8 me 6 pro dorëheqjes së tij. Në mbledhjen që zgjati 5 orë, e karakterizuar nga debate të ashpra, 8 anëtarët e KLD-së votuan kundër kërkesës së ministrit Halimi, ndërsa 5 të tjerë votuan pro. Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Spahiut për dorëheqje të parevokueshme. Ministri Halimi akuzoi kryetarin e KLD-së Bamir Topin për pengimin e hetimeve ndaj nënkryetarit Kreshnik Spahiu. Gjithashtu, Këshilli vendosi unanimisht, të autorizojë Kryeinspektoren e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Valbona Vata, të kryejë drejtimin administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjen e zëvendëskryetarit. Mësohet se votat pro u dhanë nga mbështetësit e Spahiut e njëkohësisht Topit. Ndërkaq, u deklarua mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë,.Seit Xhoxhaj, për shkak të mbushjes së moshës për dalje në pension ndërsa filloi procedura për plotësimin e vendit vakant. Në përfundim të procedurës për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Këshilli, vendosi të emërojë në këtë detyrë, Alaudin Malaj dhe për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj dhe Zamir Poda, u dha vlerësimi “shumë mirë”. U realizua procedura e hedhjes së shortit për delegimet e gjyqtarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve nga një gjykatë në tjetrën.

Komisioni hetimor për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut në Këshillin e Lartë të Drejtësisë do t’i kërkojë Kuvendit shtyrjen e afateve të hetimit të paktën edhe 10 ditë. Shkak për një kërkesë të tillë u bë dokumentacioni i dorëzuar nga KLD-ja për veprimtarinë e këtij institucioni, veprim ky që ka befasuar dhe vetë anëtarët e komisionit. “Sot ndodhemi para një befasie të këndshme. Mesditën e sotme, në orën 14 e 10 minuta është depozituar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Protokollin e Kuvendit të gjitha materialet e kërkuara nga komisioni, të shoqëruara me shkresën nr. 12, që mban dhe datën e sotme”, – tha kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj. Duke falënderuar kryetarin e KLD-së Bamir Topi për bashkëpunimin e ofruar, Alibeaj kërkoi prej tij edhe vënien në dispozicion të dokumentacionit për menaxhimin e buxhetit. “Kreu i KLD-së të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur materialet e tjera administrativo-financiare”, – tha Alibeaj. Ndërsa anëtari i komisionit Gert Bogdani ka propozuar që KLD-ja këtë pasqyrë shifrash ta dorëzojë në Kuvend brenda një jave. “Të caktojmë një afat njëjavor për KLD-në që të na i vërë në dispozicion dhe pasqyrën financiare, në mënyrë që ajo të mos na dorëzohet ditën e fundit, ashtu siç ndodhi sot, por t’i lëmë një javë afat e më pas të vendosim se sa ditë do t’i shtyjmë punimet e komisionit”, – tha Bogdani. Në përfundim të mbledhjes komisioni miratoi propozimin e Bogdanit dhe vendosi që shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit ta përcaktojë Kuvendi në seancën plenare të së enjtes. Alibeaj tha se dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së nuk e pengon punën e komisionit hetimor, pasi shkresa për dorëheqjen e tij nuk ka mbërritur ende në Kuvend. Kreu i komisionit hetimor shprehu vendosmërinë e komisionit për të çuar deri në fund misionin e nisur.

Dorëheqja e Spahiut

“Do të vazhdojmë hetimin për ta çuar deri në fund këtë çështje. Kreshnik Spahiu nuk ka dorëzuar një akt përfundimtar të dorëheqjes së tij, ndaj ne i drejtohemi Presidentit të na dërgojë material për administrimin financiar të KLD”, - deklaroi Alibeaj.

Shkresa e KLD-së

KLD-ja i vuri në dispozicion të hetimit parlamentar “rendin e ditës për mbledhjet KLD-së që datojnë nga marsi i 2009-s, së bashku me procesverbalet e këtyre mbledhjeve; të gjitha korrenspondencat e KLD-së nga viti 2009 deri më 2011, të mbajtura me të gjitha institucionet e vendit.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›