E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evans, drejt largimit nga Man Utd

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 21:40

Largimi i Jonny Evansit nga Manchester Unitedi, në fund të sezonit pritet të ndodhë. Mbrojtësi shtatgjatë nuk gjen më hapësira në përbërjen e parë të ekipit të Sir Alex Fergusonit.

Ai në njëfarë mënyre e ka përgatitur ndarjen nga ‘Djajtë e Kuq’.

“Unë e dua këtë klub, e mbështes nga vegjëlia, por kur arrin momenti i largimit, nuk mund të bësh asgjë. Është karriera ime, nuk mund të jem një rezervist gjatë gjithë kohës”, ka thënë Evans.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›