Chelsea-Real, sfidë për Ribery

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 22:04
Uebfaqja imscouting.com shkruan se Chelsea dhe Real Madrid po përgatiten për luftë. Dhe, akteri kryesor këtu është Franck Ribery, të cilin do të mundohen që ta transferojnë me ngulm këto dy ekipe.
Mesfushori francez e ka vazhduar kontratën me Bayern Munchenin deri në vitin 2015, por klubi anglez dhe ai spanjoll nuk duan t’ia dinë: ata e duan përfaqësuesin francez në skuadër, që nga sezoni i ardhshëm, edhe pse ende nuk e kanë formuluar ndonjë ofertë konkrete. Ribery ishte pranë transferimit në Madrid, në dy vitet e fundit.