E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet rëndë Kubica

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 09:50

Ngasësi i Renaultit, Robert Kubica ka pësuar një lëndim të rëndë, pas një përplasjeje të makinës së tij gjatë Rallyt në Itali. 26-vjeçari po merrte pjesë në Ronde të Andora Rallyt, afër Genovas, kur ai doli nga rruga me një shpejtësi të madhe, për t’u përplasur për muri.

Siç raporton e përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, Kubica është transportuar në spital me lëndime serioze në krahë dhe në duar. Shoku i tij që gjithashtu ishte në makinë, Jakub Gerber, nuk është lënduar.

Fillimi i sezonit të Formula 1 do të fillojë pas një muaji, me garën e parë që do të mbahet në Bahrejn, më 13 mars. Skuadra Lotus Renault GP ka konfirmuar se Kubica është transportuar në spital, por nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e pilotit.

“Ngasësi i Lotus Renault GP, Robert Kubica ka pësuar një lëndim pas një shpejtësie të madhe, në garën e Ronde të Andora Rallyt”, konfirmon Renault. “Lotus Renault GP do të japë më shumë informacione sapo të marrë vesh më shumë rreth gjendjes së Robertit”, vazhdon komunikata.

Incidenti thuhet se ka ndodhur 4.6 kilometra para se të përfundonte gara, pasi makina e Kubicës, Skoda Fabia, doli nga rruga dhe u përplas në mur. Thuhet se Kubica nuk e ka humbur vetëdijen. Shumë shpejt pritet operimi i tij në duar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›