Evazioni, Rushaj: Kontabilistet kujdes kur bejne bilancet
Eglantina Nasi
Nese duam qe te ulet niveli i evazionit fiskal ne vend, atehere duhet patjeter qe te sigurohet nje bashkepunim sa me i larte i autoriteteve financiare dhe kategorise se kontabilisteve. Pra, me ata qe bejne "hesapet" dhe paraqesin para shtetit, pasqyrat financiare te bizneseve, duke patur keshtu ne dore transparencen e te dhenave reale te aktivitetit te tyre privat. Ky ka qene mesazhi qe ka dashur te jape dje zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, gjate nje takimi te Institutit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar. Duke vleresuar rolin dhe sherbimin cilesor te kontabilisteve ne ekonomine e vendit, ai tha se gjithsesi, duhet punuar me shume per rritjen e transparences dhe permiresimin e klimes se biznesit. "Ekspertet kontabel kane nevoje te pozicionohen me mire mes bizneseve dhe organeve tatimore me qellim dhenien e nje kontributi me te madh ne shmangien e evazionit fiskal", tha perfaqesuesi i financave shqiptare lidhur me nje dukuri te tille. Ndersa nga ana e tij, kryetari i Keshillit Drejtues te IEKAS-it, Hysen Cela, u shpreh se roli i kontabilisteve eshte mjaft i rendesishem per bizneset. Duke vijuar me faktin tjeter se ekspertet kontabel duhet te jene pjesemarres ne hartimin e ligjeve, me qellim minimizimin e dukurise se evazionit fiskal. E cila per fat te keq, rezulton se eshte ende e pranishme ne boten e biznesit, megjithe renien fale disa reformave te ndermarra nga qeveria. E ne kete kuader, duket se roli i eksperteve kontabel te autorizuar si te tille eshte i rendesishem, mjafton te kujtojme se ata hartojne nje total prej rreth 30 mije pasqyrash financiare ne vit, per bizneset qe operojne ne vend. Duke u bere ne kete menyre, percuesit me te mire te treguesve konkrete qe realizon nje biznes gjate periudhes se tij vjetore, me te gjitha uljet dhe ngritjet e veta. Nga ana e tij, Instituti i Eksperteve Kontabel te Autorizuar (IEKA), i krijuar 15 vjet me pare, tashme numeron rreth 150 auditues dhe 43 shoqeri auditimi. Roli i te cileve eshte i rendesishem, pasi nese bilancet e kompanive, pra pasqyrat financiare te realizuara prej tyre nuk paraqesin , realitetin, mund te shkaktohen deme jo te vogla. Nderkaq, ne vendin tone, standardet nderkombetare te kontabilitetit kane hyre ne fuqi me 1 janar 2008, dhe po behet nje pune e vazhdueshme ne lidhje me permiresimin e ligjeve tona fiskale. Nga ana e saj, edhe Banka Boterore, ne raportet e saj te fundit mbi ecurine e ekonomise shqiptare, gjithmone e ka vene theksin ne reformat qe duhen thelluar lidhur me raportimet e drejta financiare te bilanceve te bizneseve, duke kerkuar qe te mbizoterojne perhere parimet e drejtesise dhe besnikerise.