Meta: 100 vitet e ardhshme, vitet e bashkimit te shqiptareve
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta me ftese te Kryetarit te Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni z. Menduh Thaci, mori pjese ne ceremonine festive te 100 Vjetorit te Pavaresise ne Tetove. Meta, ne kuader te nismes "100 Vjet pa Shqiperi" te ndermarre nga PDSH mori pjese ne zbulimin e pllakes dhe fotografise perkujtimore te ish Kryetarit te PDSH-se z. Arben Xhaferri ne qender te Tetoves, ne prani te mijera qytetareve dhe bashkekombesve. Me pas ceremonia u transferua ne Pallatin e Kultures ku u mbajt Akademia Solemne me pjesemarrjen e qindra qytetareve, gjate se ciles u mbajt nje minute heshtje ne nderim te Arben Xhaferri. Meta u shpreh se nese keto 100 vite kane qene pa Shqiperine, 100 vitet qe vijne do te jene vite me Shqiperine, shume me te mira se te shkuarat. "100 vitet e ardhshme do te jene vitet e lulezimit te kombit tone dhe te bashkimit te te gjithe shqiptareve. Ndaj e ardhmja duhet te vere ne vend padrejtesite qe i jane bere kombit tone",- tha Meta.