Nishani merr urime per 100-vjetorin e Pavaresise nga krere shtetesh
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ka marre urime te shumta nga krere shtetesh me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise. Ka qene pikerisht Presidenti i Republikes se Austrise, Heinz Fischer, Mbreteresha e Holandes, Beatrix R, Presidenti i Gjermanise, Joachim Gauck dhe Presidenti i Kroacise, Ivo Josipovic ata qe kane percjelle mesazhet e tyre ne kete prag 100 vjetori te shtetit shqiptar. Presidenti i Republikes se Austrise, Heinz Fischer thekson ne mesazhin e tij per nje mireqenie dhe per nje te ardhme te lumtur per popullin shqiptar. Kurse, Mbreteresha e Holandes, Beatrix R ne mesazhin e saj shkruan "Me rastin e Festes Kombetare te Shqiperise, deshiroj t'i percjell Shkelqesise Suaj, urimet me te mira per mireqenien e popullit shqiptar". Presidenti i Gjermanise, Joachim Gauck ne mesazhin e tij te urimit shpreh edhe mbeshtetje per shtetin shqiptar, me qellim qe procesi i perafrimit te Shqiperise me Evropen te mund te vazhdohet me sukses.
"Kryesimi i Keshillit te Evropes, nga Shqiperia deri pak jave me pare, ben te qarte se dy vendet tona, jane te lidhura edhe nepermjet vlerave te perbashketa. Politika rajonale konstruktive e vendit tuaj u pergjigjet kerkesave, qe shtrohen nga kjo qasje. Ju uroj Juve personalisht mbarevajtje, edhe ne emer te bashkatdhetareve te mi, ndersa popullit shqiptar i uroj nje te ardhme te mire, paqe liri dhe mireqenie!" ka pohuar kreu i shtetit gjerman. Mesazhe urimi nuk kane munguar as nga vendet Ballkanike pikerisht Kroacia.
"Me rastin e Dites Kombetare te Republikes se Shqiperise, jam i gezuar qe t'ju percjell Juve dhe popullit shqiptar urimet e mia me te perzemerta, sikurse dhe urimet me te mira per prosperitetin e vendit tuaj dhe qytetareve te tij!" ka theksuar Presidenti i Kroacise, Ivo Josipovic.