E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerguri: Paraja shqiptare, paraqet histori dhe fuqi

Ecuria nder vite e parase shqiptare si e tille, flet jo vetem per historine e saj, por mbi te gjitha per historine e zhvillimit te shtetit shqiptar. Nje fakt i tille, u citua dje nga Guvernatori kosovar, Gani Gerguri, me rastin e hapjes nga Banka Qendrore e Kosoves te nje ekspozite me monedha dhe kartemonedha te Shqiperise. Ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise, ky aktivitet u cilesua me nje rendesi te madhe, pasi sipas tij, "ekspozita tregon ne vetvete historikun dhe fuqine e monedhes shqiptare". "Kjo ekspozite eshte e vecante per shkak se jo vetem qe e pasqyron monedhen shqiptare, por ajo ne te njejten kohe flet mjaft ne menyre shume te fuqishme edhe per historine e zhvillimit te shtetit shqiptar", tha ai. Duke shtuar se "e vecanta e kesaj, eshte se ne flasim per nje monedhe, e cila aktualisht eshte nder monedhat me te qendrueshme sot ne Ballkan". Kurse zv/ministri kosovar i Kultures, Rinise dhe i Sportit, Hajdin Abazi, ka thene se kjo ekspozite ka nje rendesi te madhe edhe nga kendi i trashegimise kulturore shqiptare. "Ajo ka nje aspekt te vecante pare nga aspekti i kultures dhe i trashegimise kulturore, sepse ketu kemi eksponatet te monedhave dhe te kartemonedhave brenda 100-vjecarit. Nese do te shohim periudhen 1912-1925 do te shohim nje variacion shume te madh te monedhave qe tregojne edhe perpjekjet per ta stabilizuar nje monedhe, te cilen sot vetem e ka shteti shqiptar", ka thene konkretisht ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›