E Shtunë, 31 Tetor 2026

3.3 miliarde leke karburantet dalin me fitim pavaresisht krizes

Edhe pse ne situate krize ekonomike dhe me cmime te larta konsumatoret shqiptare nuk e kane frenuar doren e shpenzimeve duke bere te mundur qe tregu i karburanteve te dale me fitim te konsiderueshem. Te dhenat paraprake nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve tregojne se tregu i karburanteve ka mundur te siguroje rreth 3.3 miliarde leke fitime ose rreth 30 milione dollare vetem per pjesen e pare te vitit 2010. Tatimet dalin me konkluzionin se per cdo liter nafte qe i shitet konsumatorit nxirret fitim deri ne 17 leke per eurodiezelin 12 leke per naften diezel dhe po 12 leke per benzinen me gazin qe perdorin makinat marzhi i fitimit eshte 12-15 leke/litri. Vetem nga ky treg administrata tatimore ka mundur te siguroje rreth 330 milione leke nga taksa e tatim-fitimit norma 10 per qind qe duke e krahasuar me vitin 2009 rezulton me nje diference te rritur me rreth 100 milione leke. Konsumi i karburanteve ne vend ka pesuar rritje gjate gjashtemujorit te pare 2010 pavaresisht se ne tregjet nderkombetare cmimi ka pasur nje tendence rritese ne tre muajt e fundit cmimet kane qendruar pezull pavaresisht luhatjeve. Gjate pjeses se pare te ketij viti jane zhdoganuar 26.345 tone me shume karburante se e njejta periudhe e vitit te kaluar ose ne total jane zhdoganuar 220.258 tone nga 193.913 tone te zhdoganuara ne te njejten periudhe te vitit 2009.

Derisa mberrin karburanti te konsumatori final cmimi i tij ka pesuar rritje ashtu dhe marzhi i fitimit i cili ndryshon kur malli kalon pas disa duarve. Keshtu per konsumin e naftes diezel marzhi total i fitimit per shoqerite e karburantit shkon nga 10 deri ne 12 leke per liter per eurodiezel-in marzhi i fitimit varion nga 14 deri ne 17 leke per liter kurse per benzinen 10 deri ne 12 leke per liter. Aktualisht tregu mesohet se ka te pakten mbi 1 mije pika karburanti te shitjes me pakice dhe rreth 45 shoqeri te medha qe merren me furnizimin me shumice.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›