E Diel, 1 Nëntor 2026

Expo Gjirokastra 2010 prezantohen 40 biznese

Panairi

Ne edicionin e radhes te panairit Expo Gjirokastra 2010 kane prezantuar veprimtarine e tyre rreth 40 biznese prodhuese tregtare banka etj. Panairi i cili do te qendroje i hapur per tri dite eshte celur diten e shtune ne mjediset e Pallatit te Sportit ne Gjirokaster. Ky eveniment organizohet si nje bashkepunim i Dhomes Rajonale te Tregtise dhe Industrise si dhe Bashkise se Gjirokastres. I pranishem ne ceremonine e inaugurimit te panairit ka qene edhe deputeti i Gjirokastres dhe njekohesisht ministri i Punes Spiro Ksera. Ne pavijonet e panairit kane prezantuar veprimtarine e tyre jo vetem subjektet e biznesit qe veprojne ne zonen e Gjirokastres por edhe nga zona te tjera te vendit. E vecanta e panairit te sivjetshem eshte se nje vend te vecante zene edhe bizneset e artizanatit zejtarise prodhimit te suvenireve gdhendje druri skalitje guri prodhime ne tekstil tradicional etj. thote kryetari i Dhomes Rajonale te Tregtise ne Gjirokaster Mustafa Devolli. Panairi ka terhequr vemendjen e konsumatoreve te cilet kane kerkuar te njihen nga afer me veprimtarine e bizneseve te ndryshme si dhe produktet e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›