Everton e vëzhgoi Canën në ndeshjen Liverpul-Marsejë
Lorik Cana, kapiteni i Olimpikut të Marsejës dhe njëkohësisht edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, vazhdon të jetë një objekt dëshirash i shumë e skuadrave të njohura të Evropës. Për të interesohen Arsenali, Bajerni i Mynihut, Evertoni etj. Por duket se ky i fundit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga insistimi për të marrë futbollistin lider të marsejezëve. I pëlqyer nga trajneri e Evertonit, Devid Mojes, Cana mësohet se është në krye të listës së merkatos së këtij klubi. Për këtë qëllim, Mojes dërgoi ndihmësin e tij, Stiv Rund, për ta vëzhguar nga afër shqiptarin në ndeshjen e luajtur mesjavën e kaluar Liverpul-Marsejë, 1-0. Lajmi është bëri i njohur dje nga "The People.co.uk". Everton e ka kërkuar vazhdimisht Canën që nga vera e këtij viti, por, sipas "People", futbollisti shqiptar refuzoi para pak kohësh një ofertë prej 12 milionë eurosh në drejtim të tij. Bashkë me Canën në listën e Evertonit janë edhe emri i Lukas Podolskit.