Shkumbini-Dinamo, paqe e kontestime
Shkumbini e Dinamo ndajnë nga një pikë mes tyre në një sfidë të ndezur në Peqinit, në të cilën u pa pothuajse gjithçka, me përjashtim të golit. Një lojë shumë luftarake, e mbushur me emocione dhe shumë raste për shënim është mbyllur në fund të 90 minutave me barazim, 0-0. Të dy skuadrat luajtën një futboll sulmues në pjesën më të madhe të takimit, duke lënë hapësira për një lojë të shpejtë dhe me ritëm. Shkumbini, ishte ai që kërkonte të mbante iniciativën dhe sulmonte në të dyja krahët. Dinamo kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë, duke e vënë disa herë në vështirësi kundërshtarin. Kjo situatë ka vazhduar për minuta të tëra, edhe pse dukej se Shkumbini ishte disi më agresiv. Por, nuk mund të thuhet se Dinamo u mbrojt. Edhe blutë e drejtuar nga Zlatko Daliç kanë rrezikuar disa herë me aksionet e tyre të shpejta. Në 45 minutat e para, të dyja skuadrat luajnë si të barabarta. Në pjesën e dytë, peqinasit ushtrojnë akoma dhe më shumë presion në portën kundërshtare, në kërkim të një goli, i cili do t‘i duhej për fitoren që do t‘i rikthente vendin e tretë në tabelën e renditjes. Një rast shumë të mirë e ka pasur me anë të Mustafait, i cili, pasi ka shmangur mbrojtësin Pisha, ka lëshuar një gjuajtje drithëruese. Me gjithë këmbënguljen e madhe, peqinasit e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe humbasin raste të shumta. Në një tjetër rast është portieri dinamovit Kotorri, ai që ka shpëtuar skuadrën, kur i ka mohuar sërish golin futbollistit Mustafai, duke e pritur gjuajtjen e rrezikshme të tij në dy kohë. Shkumbini e provon me të gjitha mënyrat. Vendasit janë të papërmbajtshëm dhe deri tani mund të konsiderohet të pafat. Ata kontrollojnë totalisht lojën, krijojnë shumë aksione të rrezikshme me Mustafain dhe Norën, por goli është ende shumë larg. Insistimi i peqinasve ka vazhduar deri në minutat e fundit, por rastet e shumta të vendasve janë sfumuar nga forma e shkëlqyer e portierit të kryeqytetasve, Kotorri. Në minutat e fundit, në një tjetër aksion të vendasve, Nora është rrëzuar në zonë, ndërsa për gjyqtarin Lorenc Jemini, mendon se bëhet fjalë për një simulim. Pas këtij vendimi has në kontestimin e ashpër të lojtarëve të Shkumbinit dhe të tifozerisë së saj. Minutat në vazhdim nuk mjaftojnë për të ndryshuar rezultatin dhe vërshëllima e gjyqtarit e ka mbyllur në paqe këtë sfidë të ndezur. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, gjyqtari Jemini përcillet nga sharjet në kor të tifozerisë vendase, e cila e ka "falënderuar" në këtë mënyrë për atë që, sipas tyre, ishte një penallti e mohuar. Për ta mbrojtur arbitrin nga irritimi i tifozerisë, është dashur shoqërimi i tij nga forcat e shumta të policisë. Megjithatë, ky episod nuk e ka zbehur atë ndeshje luftarake, ku, të paktën për atë që dha në 45 minutat e dyta, mund të thuhet me plot gojën se Shkumbini meritonte më shumë.
Superiore
REZULTATET
Tirana - Teuta 1-2
Sefa 78‘/ Vila 25‘, 45‘
Vllaznia - Partizani 2-1
Boadu 26‘, Shtupina 86‘ / Bakaj 35‘
Elbasani - Flamurtari 0-0
Lushnja - Apolonia 3-1
G. Arbëri 13‘, Bubeqi 53‘, Sisoko 81‘ / Sreçkoviç 28‘
Sot
Shkumbini-Dinamo 0-0
Besa-Bylis 3-0
Kuli 8‘, Haliti 55‘, Abilaliaj 66‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 13 25
2. Tirana 13 23
3. Shkumbini 13 20
4. Teuta 13 20
5. Dinamo 13 19
8. Besa 13 19
6. Elbasani 13 18
7. Flamurtari 13 17
9. Bylis 13 15
10. Apolonia 13 12
11. Lushnja 13 11
12. Partizani 13 8
Meritat
Pas një pjese të parë, ku të dyja skuadrat mund të thuhet se luajtën si të barabarta, në të dytën, peqinasit dominuan totalisht lojën, krijuan raste të panumërta për shënim, por u mungoi vetëm goli. Prandaj mund të thuhet se meritonin më shumë se një barazim
Superiore
REZULTATET
Tirana - Teuta 1-2
Sefa 78‘/ Vila 25‘, 45‘
Vllaznia - Partizani 2-1
Boadu 26‘, Shtupina 86‘ / Bakaj 35‘
Elbasani - Flamurtari 0-0
Lushnja - Apolonia 3-1
G. Arbëri 13‘, Bubeqi 53‘, Sisoko 81‘ / Sreçkoviç 28‘
Sot
Shkumbini-Dinamo 0-0
Besa-Bylis 3-0
Kuli 8‘, Haliti 55‘, Abilaliaj 66‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 13 25
2. Tirana 13 23
3. Shkumbini 13 20
4. Teuta 13 20
5. Dinamo 13 19
8. Besa 13 19
6. Elbasani 13 18
7. Flamurtari 13 17
9. Bylis 13 15
10. Apolonia 13 12
11. Lushnja 13 11
12. Partizani 13 8
Meritat
Pas një pjese të parë, ku të dyja skuadrat mund të thuhet se luajtën si të barabarta, në të dytën, peqinasit dominuan totalisht lojën, krijuan raste të panumërta për shënim, por u mungoi vetëm goli. Prandaj mund të thuhet se meritonin më shumë se një barazim