E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evertoni këmbëngul për Canën

Trajneri i Evertonit, Devid Mojes, kërkon me ngulm që të ketë në dispozicion të tij mesfushorin shqiptar Lorik Cana, të cilin e ka vënë në krye të listës për merkaton verore. Trajneri i ka dorëzuar dje presidentit të klubit, Bill Kenrajt, një listë prej 24 emrash, ku Cana gjendet në kreun e saj dhe mendohet se për mesfushorin shqiptar po bëhet gati një ofertë mjaft fitimprurëse, për të bindur Olimpikun e Marsejës të lërë të lirë kapitenin e saj. Mojes e ka ndjekur Canën në dy ndeshjet e fundit të kampionatit francez dhe është i bindur se ai është njeriu i duhur, të cilit mund t‘i besojë fazën mbrojtëse në mesfushën e skuadrës, që synon të hyjë mes katër më të mirëve në edicionin e ardhshëm. Nëse Olimpiku i Marsejës mund të bindet nga një shumë e majme e Evertonit, Mojes duhet të bindë edhe Canën. Ky i fundit ka deklaruar se do të largohet nga Franca vetëm nëse merr një ofertë nga një klub i rëndësishëm që luan në Ligën e Kampioneve, ndërsa Evertoni luan në Kupën UEFA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›