Përfundon turneu mbarëkombëtar për të rinj, fiton Prizreni
Ka përfunduar dje pasdite në Kukës turneu dyditor i mundjes së lirë për të rinj, ku morën pjesë ekipet nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Përparimi i Kukësit me dy ekipe A dhe B, Apolonia, Teuta, Korabi, Vllaznia dhe Tirana si dhe Benafi i Prizrenit, Hidrotermi i Therandës dhe Kastrioti i Ferizajt. Turneu i mundjes së lirë për të rinj, i cili është i pari i këtij lloji i zhvilluar në Kukës gjatë dekadës së fundit dhe i pari që përfshin ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, u zhvillua në stadiumin e lojërave me dorë, i ndjekur nga rreth 10 mijë shikues. Ndeshjet u zhvilluan korrekte dhe me rivalitet, ndërsa u gjykuan nga specialistë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Në fund të konkurrimit, vendin e parë si ekip e meritoi Benafi i Prizrenit me 22 pikë me trajnerë S. Berisha dhe S. Shala, vendin e dytë Përparimi i Kukësit me 13 pikë me trajnerët I. Kovaçi dhe S. Cena, ndërsa vendin e tretë e mori Vllaznia e Shkodrës me 12 pikë me trajner D. Bregu.
Si individë u dalluan mundësit e rinj sipas peshave respektive: për peshën 50 kg, kampion u shpall Florian Rexha i Përparimit, i cili fitoi edhe medaljen e sportistit më të mirë të turneut. Për peshën 55 kg, Gjelbrim Domi i Teutës, për peshën 60 kg, Fation Cengu i Përparimit, për peshën 66 kg, Alban Sopaj i Benafit të Prizrenit, për peshën 74 kg, Bajram Shala i Benafit të Prizrenit, për peshën 84 kg Egzon Shala gjithashtu i Prizrenit, për peshën 96 kg, Gent Haxhia i Vllaznisë dhe për peshën deri 120 kg Emilian Leka i Vllaznisë. Me rastin e këtij aktiviteti, bashkia ndau për disa sportistë të njohur medalje dhe shpalli "Nderi i qytetit" mundësin olimpist nga Kukësi, Sahit Prizreni, si dhe trajnerin e talentuar, ish-kampionin Ibrahim Kovaçi. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, i cili ishte edhe organizatori i këtij aktiviteti, shtroi një drekë për të gjithë sportistët e rinj, të cilët zhvilluan një garë mjaft të bukur. Mendohet që një turne i tillë të zhvillohet çdo vit, duke parë edhe interesimin e madh që patën sportdashësit gjatë dy ditëve të garave.