Evertoni pas Canës kërkon Niangun

Evertoni e ka me Olimpikun e Marsejës. Pas kapitenit shqiptar Lorik Cana dhe mbrojtësi Ronald Zubar, edhe sulmuesi Mamadu Niang ndodhet në “copat e letrës së shënimeve” të trajnerit Devid Mojes. Lajmin për “lakminë” e klubit të dytë të Liverpulit, vendi i shtatë aktualisht në Premier Ligë, e dha e përjavshmja britanike “Sunday People”.
E Hene, 22 Dhjetor 2008