OKB, komision për vrasjen e Bhutto

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara po planifikon të krijojë një komision special që do të hetojë vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, bëri të ditur një zëdhënëse e Pallatit të Qelqtë. Ban Ki moon i cili ishte në Pakistan për herë të parë zyrtarisht 'synon të ngrejë një komision të pavarur hetimi', tha Marie Okabe. Vendimi është marrë pas 'konsultimeve intensive' me qeverinë e Pakistanit dhe dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit', tha zëdhënësja.Benazir Bhutto, e njohur për opozitarizmin ndja Presidentit Pervez Musharraf u vra në një atentat më 27 Dhjetor 2007-të në Rawalpindi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Ajo vdiq pasi si pasojë e shpërthimit përplasi kokën në makinën e saj, teksa ishte duke përshëndetur turmën e mbështetësve. Megjithatë, çështja në atë kohë bëri bujë, pasi për shumë kohë u dyshua se politikania 54 vjeçare u qëllua me armë nga afër. Hetimet e zhvilluara nga qeveria pakistaneze bënë fajtor për vrasjen liderin e Talebanëve Baitullah Mehsud. Ky përfundim u mbështet edhe nga Shërbimet e Inteligjencës amerikane. Por, duket se të njëjtim mendim nuk e ndajnë pakistanezët. Më shumë se gjysma e tyre mendojnë se me vrasjen e ish-kryeministres ka të bëjë qeveria e Musharaf, armikut të saj më të madh. Një mendim i tillë përforcohet më shumë pasi vete Bhuto u pati thënë mbështetësve të saj se nëse do të vritej, përgjegjësi do të ishte Musharaf. Ajo i kishte dërguar një letër Musharafit ku i thoshte se katër persona në administratën e tij po planifikonin vrasjen e saj. Megjithëse e vdekur, efekti "Bhutto" u ndje edhe në rezultatin e zgjedhjeve të Shkurtit 2008-të, ku partia e saj mori shumicën, ndërsa qeveria iu besua Yousaf Raza Gilanit. Konfimimi për ngritjen e komisionit erdhi vetëm pak orë pasi kreu i Pallatit të Qelqtë takoi Asif Ali Zardarin, bashkëshortin e ve të ish-kryeministres, Asif Ali Zardari, Bhutto's. Komisioni hetimor pritet të ketë tre anëtarë.