E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani pa financa, por me tifozë

Partizani pa financa por me tifozë.Në ndeshjen e djeshme të fituar në mënyrë surprizë nga skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë qënë të parnishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh të cilët duhet thënë që gjatë gjithë ndeshjes nuk kanë rreshtur së mbështeturi skuadrën e tyre të zemras.Në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa vërehej qartë një banderolë e tifozëve të kuq kushtuar lojtarëve dhe skuadrës në të cilën shkruhej "Ju kurrë nuk do të jeni vetëm".Dhe kjo gjë u duk qartë gjatë gjithë ndeshjes ku tifozët e kuq nuk rreshtën për asnjë moment së mbështeturi djemtë e Duros.Por pas përfundimit të ndeshjes dhe me fitoren e Partizanit dy prej tifozëve të kuq kanë qeënë në dhomat e zhveshjes dhe kanë dhuruar 2 milion lekë të vjetra për skuadrën një xhest që e ka vlerësuar edhe trajneri Shpëtim Duro.Një xhest i tillë nga tifozët e kuq është bërë edhe pas ndeshjes në Ballsh.Vërtetë Partizani mund të jetë në një gjëndje emergjence nga financat dhe edhe rezultatet, por skuadra e kuqe ka nga pranë pjesën më të bukur të futbollit, tifozët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›