Gjendet e gjallë fëmija në Oqeanin Indian
Vetëm një vajzë 14-vjeçare besohet të jetë e mbijetuara e vetme e avionit A 310 që u rrëzua në Oqeanin Indian. Adoleshentja, Bakari Bahia u gjet në det me të prera në fytyrë dhe frakturë në qafë. Forcat ajrore franceze dhe amerikane po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë. Ndërkaq, është bërë i mundur lokalizimi i kutive të zeza të avionit, të cilat do të japin edhe shkaqet e rrëzimit. Avioni A 310 i kompanisë Jemenia ra në ujërat e Oqeanit Indian, mëngjesin e ditës së martë. Në bord ishin 153 persona, përfshi edhe 11 anëtarët e ekupazhit. Nga këta, 60 ishin francezë. Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, një zyrtar i kompanisë tha se në avion kishte edhe kanadezë, etiopianë, palestinezë, marokenë etj. Avioni A310 ishte nisur mëngjesin e së hënës nga Aeroporti i Sanës dhe duhet të arrinte në Moroni në ishujt Komoros. Ky aksident pason atë të përplasjes së avionit Air France A330 me 228 persona në bord, i cili ra në Atlantik gjatë rrugës së tij nga Aeroporti i Rio de Zhaneiro drejt Parisit.