Evis Kushi kandidate per deputete e PS ne qarkun e Elbasanit
Evis Kushi është kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 23 qershorit. E prezantuar zyrtarisht nga kreu i PS-së, Edi Rama, përfshirja e dekanes së fakultetit ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elabsan u cilësua si një shembull i shkëlqyer për botën akademike për tu përfshirë në programin për një “Rilindje Shqiptare”.
“Kemi pas asnjë dyshim programin më të detajuar qeverisës. Kemi programin e vetëm për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta rilindur vendin tone. Kemi programin që e bën më të qartë zgjedhjen e shqiptarëve, mes rrënimit të mëtejshëm apo për një rilindje shqiptare, mes Shqipërisë që sakatohet përditë dhe ku vijnë mbetje të shumta dhe një Shqipërie të pastër ku pasuritë kombëtare mbrohen”, vlerësoi Rama.
Sipas tij, programi i Partisë Socialiste është më i detajuari për të rilindur vendin. Nga ana e saj, kandidatja Kushi u shpreh e lumtur që kontributi i saj do të kalojë kufijtë e universitetit, e do të vihet në shërbim të të gjithë Elbasanit.