Mançester në finale për të dytin vit radhazi
Me fitoren 1-3 Mançester United kalon në finale edhe këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Pas fitores 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në Old Tratford, djemtë e Fergusonit e merituan plotësisht fitoren dhe finalen e dytë radhazi, ku më 27 maj do të presë në Stadiumin Olimpik të Romës fituesin e sfidës Çelsi-Barcelona.
Pjesa e parë mbaroi 0-2 për Mançester. Lojtarët e Fergusonit ishin më kërkues dhe e gjetën rrugën e golit shumë shpejt në minutën e 8 me anë të Park dhe në minutën e 11 ishte Kristiano Ronaldo që shënoi me anë të një goditje dënimi.
Në pjesën e dytë ishte sërish Ronaldo që shënoi në minutën e 61 pas një pasimi të saktë të Runit. Në minutën e 76 Van Persi shënon nga pika e bardhë e 11-m pas penalltisë që fitoi Fabregas, ndërkohë që Fleçer doli me karton të kuq duke e lënë ekipin e Mançesterit me 10 lojtarë.
Lojtarët e Fergusonit dominuan të gjithë ndeshjen dhe ishin më të qartë në lojën e tyre. Për Arsenalin dhe Vengerin ndoshta kjo ishte maksimumi që lojtarët e tij të talentuar por pa përvojë mund të arrinin në këtë kompeticion prestigjioz.
Arsenal – Mançester 1-3
Shënues: Park 8’, Ronaldo 11’, 61’, Van Persi 76’ (p)
Arsenal: Almunia; Sanja, Ture, Xhuru, Gibs (Ebue); Ualkot (Bendtner), Song, Fabregas, Nasri; Van Persi (Vela), Adebajor. Tr. Venger
Mançester: Van der Sar, O’Shi, Ferdinand, Vidiç, Evra (Da Silva); Fleçer, Kerrik, Anderson (Gigs); Park, Ronaldo, Runi (Berbatov). Tr. Ferguson
Arbitër: Rozeti (Itali)