E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropë, probleme nga moti

Dëbora e dendur dhe ngricat po shkaktojnë kaos për udhëtarët në disa vende të Evropës Moti i ftohtë ka sjellë probleme në transportin ajror, rrugor dhe në hekurudhat e Britanisë, Francës, Gjermanisë e Italisë. Dëbora e dendur në Londër çoi në mbylljen e pistave të dy aeroporteve kryesore të kryeqytetit britanik, Heathrow dhe Gatwick. Të shtunën kompania British Airways njoftoi anulimin e shumicës së fluturimeve nga Heathrow. Qindra automjete u bllokuan gjatë natës në autostrada në veriperëndim të Anglisë. Një situatë e ngjashme ishte të shtunën edhe në veri të Italisë, ku shoferët hynë në autostrada të bllokuara nga bora, për shkak të mosnjoftimit në kohë nga sinjalistika rrugore. Politikanët gjermanë kanë kërkuar që shoferët të detyrohen të përdorin zinxhirë për gomat e kamionëve, ngase bllokimi i tyre e shton kaosin në rrugët e vendit. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›