E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa arrin konsensusin e madh, zgjedh kryeministrin e djathtë belg, Van Rompuy si presidentin e parë të BE-së

Lideret e vendeve anetare te BE kane zgjedhur kryeministrin belg Herman van Rompuy si presidentin e pare te perhershem te Keshillit Evropian. Posti tjeter i larte i krijuar nga Traktati i Lisbones, ai i shefit te Çështjeve te Jashtme, do t’i shkoje komisioneres se BE per Tregtine, baroneshes Catherine Ashton, nga Britania. Me heret qeveria e Mbreterise se Bashkuar deklaroi se nuk mbeshteste më ish-kryeministrin Tony Blair per te marre postin e presidentit.
Zoti Van Rompuy kishte mbeshtetjen thelbesore të Francës dhe Gjermanisë dhe bashkë me Ashton nuk konsiderohen si elemente kyç te konsensusit. Rompuy ka nje reputacion te mire si ndertues i koalicionit, ai erdhi ne pushtet kur qeveria e Belgjikes ishte e percare dhe nxorri vendin nga kriza. Ndersa persa i perket baroneshes Ashton, nje zedhenes i qeverise britanike beri te ditur marrjen e ktheses se Londres zyrtare, duke mos mbeshtetur me Blair.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›