E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas paralajmërimeve të çartura të Edvinit për incidente, reagon SHBA, kërkon zbatimin e Ligjit të Tubimeve

"Protesta, shprehje e demokracisë, dënojmë tendencat për dhunë"


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje opozitës që të mos nxisë gjaknxehtësi gjatë protestës që pritet të zhvillohet pas pak orësh. Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Withers deklaroi se protesta është shprehje e lirisë së fjalës, por nuk mund të pranohet kurrsesi përshtjellimi i saj në konfrontime dhe cënim të të drejtave të njeriut. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit. Theksojmë se një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cënojë të drejtat e të tjerëve. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt”, u shpreh përfaqësuesi diplomatik i Washingtonit në vendin tonë, Xhon Withers. Reagimi i SHBA vjen pas paralajmërimeve të kryesocialistit Edi Rama, për përshkallëzim të protestave sot dhe ditët në vijim, nëse kërkesat e opozitës nuk merren parasysh. Hapja e kutive, një qëndrim i paarsyeshëm i palës opozitare, nuk është mbështetur nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë në vend, të cilët kanë apeluar vazhdimisht për gjetjen e konsensusit dhe iniciimin e debatit politik në parlament.


Në raport të kundërt me këtë vullnet, qëndron klika e dozifikuar me dëshpërimin e thellë të humbjes së zgjedhjeve dhe nga mos mbajtja e përgjegjësive përballë socialistëve të thjeshtë. Një presion i tillë që vjen nga baza, po e detyron Edi Ramën që të zgjedhë me vetëdije të plotë degradimin e tij politik dhe të forcës politike që përfaqëson. Nga pasditja e sotme, përfaqësuesit e opozitës pritet të ngujohen me çadra rreth kryeministrisë në shenjë proteste për kërkesat e tyre. I mbështetur vecf nga Erjon Veliaj dhe Gramoz Ruçi, Edi Rama nis sot një bashkëjetesë disa ditore. Këtë herë jo në Pezë, por në bulevardin qëndror të kryeqytetit, ndërkohë që bëhet me dije se aty pritet të marrë pjesë edhe Dash Peza, i njohur si personi më i afërt emocionalisht me kryesocialistin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›